Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
11. shkurt 2015.

PO EDHE JUGU I SERBISË FITON TË DREJTËN E DOGANIMIT

Kryeshefat e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, Sllavisha Bullatoviq dhe Bozhidar Stojilkoviq, si dhe Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike të Leskocit, kanë kërkuar nga Administrata Doganore që Leskoci dhe Vranja të fitojnë mundësinë e zhdoganimit të mallrave konsumore dhe të tekstilit.

Rregullorja e deritanishme e Administratës Doganore nuk ka paraparë këtë mundësi. Sipas Rregullores së Administratës Doganore në vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë dhe tranzitin e mallrave të caktuara, janë paraparë edhe zyrat të caktuara doganore kompetente, në mesin e të cilave nuk është asnjë nga jugu i Serbisë.

Këtu është fjala për mallin i cili direkt arrin nga vendet aziatike dhe euroaziatike ose nga vendet e treta.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues 

10. shkurt 2015.

JANË NDARË MJETE TË PAKTHYESHME PËR 15 PROJEKTE PËR SHOQËRITË CIVILE

Bujanoc – Shefi i Delegacionit ë Unionit Europian në Serbi, ambasadori Majkëll Devenport, i’u ka dorëzuar në Vranjë përfaqësuesve të organizatave civile si dhe qeverisjeve lokale në jugun e Serbisë, kontrata mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për 15 projekte. Aktivitetet projektuese për 12 komuna të jugut të Serbisë, me vlerë prej 300.000 eurove, do t’i finansoj Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit Progres, konkretish përmes Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve.

9. shkurt 2015.

SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI AMBASADORI PETER BURKHARD: PROBLEMET E ZHVILLIMIT EKONOMIK, ARSIMOR, MBROTJES SHËNDETËSORE DHE INTEGRIMIT TË PAKICAVE KOMBËTARE JANË TEMAT KRYESORE NË JUGUN E SERBISË

I pyetur rreth rreziqeve të ndikimit të islamizmit radikal në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Burkhard është përgjigjur se kjo “është çështje globale”, e cila nuk mund të theksohet konkretisht në jugun e Serbsë, por as në tërë Serbinë.

9. shkurt 2015.

NXËNËSIT JANË DËRGUAR NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËRSHKAK TË GAZIT LOTËSJELLËS

Preshevë – Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Saliti, ka deklaruar se të premtën në këtë institucion shëndetësor janë pranuar 17 fëmijë shkollave të mesme, për shkak të çrregullimeve të organeve të frymarrjes, deri tek cila kishte ardhur përshkak se në autobusin e shkollës ishte aktivizuar gazi lotësjellës.

9. shkurt 2015.

ËSHTË SHKATËRRUAR EDHE URA NË BUJANOC

Bujanoc – I vetmja urë e cila lidh Bujanocin me fshatrat në rrethinë, i cili është dëmtuar me rastin e ndërtimit të Koridorit 10, tashmë është dëmtuar krejtësisht.

9. shkurt 2015.

NËN UJË 160 HEKTAR TOKË TË PUNUESHME NË JUGUN E SERBISË

Vranjë, Bujanoc, Vranjska Banjë – Edhe më tej është situata më e vështir në dhjetra fshatrat nga ana e djathtë e pellgut të Moraves Jugore në territorin e komunës së Bujanocit, por edhe të Vranjës, ku janë përmbytur tridhjetë shtëpi dhe shumë objekte ekonomike, ndërsa një familje nga Vranjska Banja është dashur të evakuohet. 

6. shkurt 2015.

NË SERBI KANË „MBIJETUAR“ VETËM STACIONET VETERINARIKE NË BUJANOC DHE LEBAN

Bujanoc – Në listën e 188 ndërmarrjeve në falimentim janë edhe 14 stacione veterinarike të Serbisë. Drejtori i Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc, Miodrag Millkoviq ka deklaruar se në Serbi do të mbeten vetëm dy stacione, ajo në Bujanoc dhe Leban.

3. shkurt 2015.

STUDENTËT NË BUJANOC DO TË KENË NDËRTESËN E RE NË VITIN 2015

Studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc kanë hedhur gurë themelin për ndërtesën e re.

„Ndërtesa e re do të bëhet vend ku do të mësojmë, shoqërohemi dhe t`i kriojojmë planet ashtu që dituritë të cilat i arrijmë t`i shfrytëzojmë për zhvillimin e Bujanocit dhe vendit tonë“, kanë thënë studentët.

2. shkurt 2015.

FTESË PËR MEDIA - 02.02.2015

Ju ftojmë që të martën, më 3 shkurt, në ora 13, në lokacionin përballë Shtëpisë së Shëndetit, të merrni pjesë në cermonin e fillimit të punimeve në ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

«Претходна страна