Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË ZBULUAR DUHANI I KONTRABANDUAR NË TUALETIN E TRENIT

20. shkurt 2015.

Preshevë – Doganierët në stacionin hekurudhor në Preshevë, në mesin e mbrëmjes së merkures dhe të enjtes kanë ndaluar tregëtinë e rreth 30 kilogramëve të duhanit të prerë i cili ishte pronë e personit të panjohur.

Siç ka njoftuar administrata doganore, kjo shkelje është zbuluar në orët pas mesnatës, pas kontrollimit detal të trenit i cili udhëtonte në realicionin e rregullt Sollun – Beograd.

Duhani i prerë i paketuar në 20 kuti të letrës dhe 12 kese, ka qenë i fshuhur në tualetin e vagonit, në hapësirat mbas llavabos.

Deri pas nisjes së trenit nga stacioni askush nuk është lajmëruar si pronar i duhanit të zbuluar, procedura për kundërvatje është nisur kundër N.N personit, ndërsa pas përfundimit të procedurës duhani do të shkatërrohet, sepse bëhet fjalë për mallin me akcizë.

Në fillimin e muajit të shkuar në çatinë e trenit i cili udhëtonte po në të njejtin realicion, janë zbuluar 98 kilogram të duhanit të prerë, pronar i të cilit duhan poashtu ishte i panjohur.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues