Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 12.02.2015

12. shkurt 2015.

Ju ftojmë që të premten, më 13 shkurt, në ora 12, t`a përcjellni vizitën e ministrit të ekonomisë, Zhelko Sertiq dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe të krytarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, e cila do t`i bëhet komunës së Bujanocit. Kësaj vizite në ora 14:30, do t`i bashkangjitet edhe ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale, Aleksandar Vulin.

Në këtë vizitë janë planifikuar aktivitetet në vijim:

-Nga ora 12 deri ora 13, në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc, ministri Sertiq dhe kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq, do të takohen me kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ragmi Mustafën, Nagip Arifin dhe Dragisha Petroviqin, me deputetët popullor, Nenad Mitroviqin, Riza Halimin, Shaip Kamberin dhe përfaqësuesit e zyrës për zhvillim ekonomik lokal.

Kameramanëve do t`i mundësohet që të inçizojnë fillimin e ngjarjes, ndërsa pas takimit janë paraparë deklaratat për media.

-Nga ora 13:15 deri në ora 14:15, delegacioni i udhëhequr nga ministri Sertiq dhe kryetari i Trupit Kordinues, Stankoviq, do të vizitojnë kompaninë „Меgal (Lopardinski put bb) në Bujanoc dhe kompaninë „Termopan glas“ (Branko Radiqeviq 12), në Bujanoc.

Mediave do t’i mundësohet të inçizojnë vizitën në këto kompani dhe të marrin deklarata.

-Nga ora 14 e 30 minuta në sallën e madhe të Shtëpisë së Kultutrës në Bujanoc, ministrit Sertiq dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Stankoviq, do t’i bashkohet ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale, Aleksandar Vulin. Ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale, Vulin, me këtë rast do të bëj ndarjen e vendime mbi pagesën e borxhit për 126 ish-punëtorët e D.O.O “Lagado”, e cila është në falimentim.

Pas ndarjes së vendimeve në ora 12 e 45 minuta janë të parapara deklaratat për media të minisrit Vulin.

-Nga ora 14 e 45 minuta deri në ora 16 e 15 minuta në sallën e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, ministri Sertiq do të bisedoj me ndërmarrësit e komunave  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mediat do të i’u jetë e mundur që të inçizojnë takimin e ministrit me ndërmarrësit, ndërsa në ora 16 e 15 minuta janë të parapara deklaratat për media.

-Në ora 16 e 30 minuta në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturësë, ministri Sertiq do t’iu mbaj ligjeratë studentëve të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Mediat e interesuara edhe në këtë rast mund të marrin deklarata nga ministri Sertiq, në ora 17.