Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMË PËR NDËRMARRËSIT NGA JUGU I SERBISË

13. shkurt 2015.

Ministri i ekonomisë,  Zhelko Sertiq, ka deklaruar në Bujanoc se shteti përmes programeve të ndryshme edhe më tej do t`i ndihmojë komunave të pazhvilluara të jugut të Serbisë, në të cilat bien edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ai pas bisedës me kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ragmi Mustafën, Nagip Arifin dhe Dragisha Petroviqin, ka rikujtuar se suvensionet në vlerë prej 160 milion dinarë të cilat janë ndarë përmes Trupit Koordinues, si dhe mjetet e planifikuara me vlerë prej 166 milion dinarë për finansimin e projekteve të ndryshme në këto tri komuna. Ministri Sertiq ka deklaruar se është i rëndësishëm zhvillimi i ekonomiës, sepse siç ka thënë ai „ajo është jeta“.

„Planifikojmë që të hapim inkubatorët e biznesit ashtu që kjo pjesë e vendit tone, e cila ndodhet pranë  Koridorit 10, t’a bëjmë më tërheqës për investitorë. Idea është që Beogradi të mos jetë aq larg nga pjesët tjera të vendit tonë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të gjitha lëvizjet të jenë në interes të vendit dhe mu për këtë shumë punë të kryeministrit dhe qeverisë janë drejtuar drejt ekonomisë”, ka deklaruar ministri Sertiq.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shprehur kënaqësinë që ministri i kësaj Qeverie interesohet për jugun e Serbisë.

„Që nga viti 2007, asnjë ministër i ekonomisë nuk ka qenë në Bujanoc dhe jemi shumë të kënaqur që ministri Sertiq sot është këtu me ekipën e kompletuar të tij. Ministrit dhe ekipit tij i’a kemi paraqitur potencialet e këtij rajoni dhe besojmë që ekonomia do të filloj të zhvillohet, sepse ekonomia e mirë sjellë edhe stabilitet politik”, ka deklaruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka vlerësuar se bisedimet me kryetarët e tre komunave kanë qenë shumë korrekte dhe me këtë pritet që viti 2015, të jetë viti i zhvillimit ekonomik për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë.

Pas takimit me kryetarët e komunave, ministri Sertiq, ka vizituar kompaninë “Megal”, në Bujanoc, e cila mirret me prodhimin e kaldajeve për nxemje qendrore. Pas vizitës se fabrikës në të cilën janë punësuar 120 punëtoreë, ai ka deklaruar se kompanitë e llojit të këtill kanë prespektivë dhe se Ministria e Ekonomisë sëbashku me Odën Ekonomike të Serbisë do t’i ndihmojë “Megal”-it në gjetjen e partnerëve të rinj.

Kompania “Megal”, në vit prodhon mijëra kajdaja, ndërsa 50 përqind e tyre eksportohen në vendet e rajonit.

Delegacioni i ministrit të ekonomisë i udhëhequr nga ministri Sertiq dhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kanë vizituar edhe kompaninë privatë “Termopan glas”, në Bujanoc.

Vizitës së Sertiqit dhe Stankoviqit, në orët e pasditës i’u bashkua edhe ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale, Aleksandar Vulin, i cili me këtë rast ndau vendime për pagesën e borxhit për 126 ish-punëtorë të D.O.O “Lagado”, e cila është në falimentim.

Sertiq dhe Stankoviq kanë pasur takim me ndërmarrësit e tri komunave, gjatë të cilit takim kanë shkëmbyer mendimet rreth gjendjes së ekonomisë në këto tri komuna të përmendura më lartë.

Në fund të vizitës së punës, ministri Sertiq në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës i ka mbajtur ligjeratë  studentëve të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Burimi: Trupi Koordinues