Arkiva e lajmeve
                   

HAPEN KONKURSET PËR SHKOLLAT USHTARAKE

18. shkurt 2015.

Konkurset për pranimin e nxënësve dhe kadetëve në shkollat ushtarake janë hapur më 16 shkurt dhe do të zgjasin deri më 31 mars të vitit 2015. Në Gjimnazin Ushtarak pranohen 90 nxënës, në Akademin Ushtarake 99 kadetë, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë së Akdemisë ushtarako-mjekësore  janë 25 vende të lira për kadetë.

Është e nevojshme që djemtë dhe vajzat të cilët dëshirojnë të konkurojnë për regjistrim në shkollën ushtarake, me kohë t`i dorëzojnë paraqitjet në qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes në territorin e venbanimeve të tyre. Sëbashku me paraqitjen është e nevojshme që të dorëzohet edhe dokumentacioni i nevojshëm.

Gjatë afatit të konkursit, Akademia Ushtarakë dhe Gjimnazi Ushtarak çdo të shtune do të organizojnë aksionin „Dyert e hapura“. Të gjithë kandidatët e interesuar do të kenë mundësinë që t’i vizitojnë këto shkolla dhe drejtëpërdrejtë të njihen me kapacitetet dhe mundësitë, ndërsa të punësuarit do t’i ofrojnë të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me konkursin dhe kushtet e jetësës dhe punës në këto objekte.

Konkursi është shpallur në revistën “Odbrana”, si dhe ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes - www.mod.gov.rs , Universitetin e Mbrojtjes - www.uo.mod.gov.rs , Akademinë Ushtarake www.va.mod.gov.rs , Akademinë ushtarako-mjekësore www.vma.mod.gov.rs  dhe Gjimnazin Ushtarak – www.gimnazija.mod.gov.rs,  ku mund të gjenden edhe shumë informacione rreth kushteve të konkursit dhe dokumentacionit të nevojshëm.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues