Arkiva e lajmeve
                   

STEFANOVIQ: NUK DO TË LEJOJMË NGRITJEN E TERRORISTËVE

11. shkurt 2015.

Beograd – Ministri i punëvë të mbrendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se ftesat që të kthehet lapidari i ashtuquajtures „Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, nuk janë qëllimmira dhe çojnë në drejtim të destabilizimit të situatës në jugu qendër të Serbisë.

Ministri duke reaguar në pytjen e deputetit popullor Shaip Kamberi se kur do t’i kthehet lapidari komunës së Preshevës, është përgjigjur se Ministria nuk do të lejoj ngritjen e terroristëve, sepse terrorizmin e dënon tërë bota, poashtu edhe Serbia është e angazhuar në këtë luftë.

Stefanoviq ka thënë se shteti dëshiron që me dialog t’i zgjidh çështjet dhe problemet e hapura me përfaqësuesit e nacionalitetit pakicë shqiptar në jug qendër të Serbisë.

„Kemi policinë multietnike e cila profesionalisht dhe me përgjegjësi punon punën e saj dhe nuk dojmë që çfardo provokime politike t’i rrëzojnë prioritetet dhe përpjekjet e shtetit në luftën kundër varfërisë, për vende të reja të punës dhe për një ardhëri më të mirë për qytetarët“, ka theksuar Stefanoviq.

Ai ka thënë se MPB gjithçka do të bëj çka është në kompetencë të saj ashtu që të ruaj sigurinë dhe stabilitetin për qytetarët në tërë territorin dhe ka porositur se të gjihtë ata që mendojnë në destabilizimin potencial cilës do komunë në jugun e Serbisë atë mos t’a bëjnë, sepse ajo nuk është në interes të qytetarëve të vendit tonë, por as që do të tolerohet një gjë e tillë.

 „Presim që ata të cilët janë zgjedhur në funskionet e vetqeverisjeve lokale dhe në nivelet shtetërore të kenë parasysh që me sjelljet e tyre mos t’a rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë“, ka thënë ministri.

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dje në parlament ka pyetur se „kur MPB do t’a kthejë lapitarin e marrë komunës së Preshevës, duke marrë parasysh se ai lapidar nuk është subjekt i veprës penale“.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues