Arkiva e lajmeve
                   

JANË KONFISKUAR 960 KILOGRAM DUHAN

18. shkurt 2015.

Bujanoc – Pjesëtarët e MPB të Serbisë në Vranjë, kanë zbuluar dhe konfiskuar 960 kilogram të duhanit të prerë në një shtëpi në fshatin Luçan të Bujanocit.

Zëdhënsi i Policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, ka thënë se duhani i fshehur ka qenë i paketuar dhe i gatshëm për shitje. Kundër pronarit të duhanit, emrin e të cilit policia nuk e ka njoftuar, do të ngrihet padi penale përshkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të tregëtisë së pa lejuar.

Zyrtarët e Administratës Policore të Vranjës, më 4 shkurt, në podrumin dhe garazhën e D.M (44) kanë zbuluar 710 kilogram duhan të prerë, i cili ishte pa dokumentacion përcjellës dhe një sasi të madhe të filterave për duhan.

Burimi: Alo dhe Trupi Koordinues