Arkiva e lajmeve
                   

FILMI GJERMAN „TË HUMBUR NË TRANZICION“, ËSHTË XHIRUAR NË JUGUN E SERBISË

19. shkurt 2015.

Vranjë/Bujanoc/Bosilegrad – Në ueb faqen e Vimeo.com është prezantuar trilleri i parë zyrtar i filmit dokumentar gjerman “Lost in Transition” (Të humbur në tranzicion), i cili është xhiruar në dhjetorin e kaluar në Vranjë, Bujanoc, Bosilegrad dhe Beograd.

Pas dy ditëve nga shpallja në ueb faqe, trilleri ka pasur më shumë se 1.000 shikime dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.

Autorët e filmit i cili ishte projekt privat dhe i cili nuk është mbështetur nga asnjë organizatë, janë gazetari gjerman Hauke Heuer, fotografët profesional Martin Foster dhe Rene Plaul si dhe gazetarja Sanja Petrov. 

Producenti i filmit mendon se mediat gjermane dhe perendimore europiane shpeshë nuk i kushtojnë rëndësi dhe harrojnë ngjarjet në Serbi, duke e ditur që zhvillimi i vendeve të Ballkanit perendimor është me rëndësi të madhe për tërë rajonin si dhe stabilitetin e Unionit Europian.

„Kur dikush nga Europa perendimore xhiron film dokumentar rreth Serbisë, fokusi ende qëndron në luftën e viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe për pasojat e asaj lufte. Ajo është krejt të rregull, mirëpo kam dashur që të bëj portretin në kontekstin e tanishëm dhe nga prespektiva e gazetarës e cila në atë kohë ishte fëmijë“, ka thënë producenti i filmit Hauke Heuer.

Ekipi i filmit dy javë ka vizituar Serbinë dhe ka bërë potrete të dëshmitarëve të tranzicionit të shtyrë, ashtu që të mund t’a përshkruajnë situatën momentale në Serbi, e cila ballafaqohet me korrupsionin sistematik, shkallën e lartë të papunsisë, privatizimin e keq, mungesën e tolerancës, dhe duke tentuar që të gjindet përgjigje në pyetjen: A janë njerëzit në Serbi, pas gjithë këtyre viteve, të humbur në tranzicion, a e kanë humbur besimin në ndryshim ose a kanë ende forcë që sëbashku t’i zgjidhin këto probleme?

Gjatë xhirimit është hapur edhe ueb faqja në të cilën ndodhen tregimet e shkurtëra rreth protagonistit të filmit, si dhe fotografitë e bëra të ekipit gjatë qëndrimin në Serbi.

Filmi është në shumë gjuhë, intervistat janë zhvilluar në gjuhën serbe, angleze dhe gjermane, ndërsa rrëfimi është bërë në gjuhën angleze përshkak se filmi do të shfaqet edhe në Europen perendimore.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues