Arkiva e lajmeve
                   

RRETHI I PÇINJËS ME 19 MARS DO TË FITOJË SHTËPINË E SIGURT

20. shkurt 2015.

Vranjë – Të parët përdorues të shtëpisë së sigurt në Vranjë, e cila do të jetë e karakterit rajonal do të duhej që hapet më 19 mars.

Ky projekt i filluar në vitin 2008, kur është nënshkruar Protokolli mbi synimet mes Fondit B92 dhe komunës së Vranjë.

Sipas fjalëve të Dragolub Stavanoviqit, zëdhënës i kryetarit të Vranjës, komisioni të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e donatorit, e cili është ambasada e SHBA-ve në Beograd, ka vizituar objektin punimet e të cilit kanë përfunduar. Qyteti i Vranjës gjithashtu ka kryer obligimet e veta të cilat i përkasin infrastrukturës. Në vazhdë është sigurimi i inventarit dhe pajisimit të shtëpisë së sigurt, detyrë e cila është e Fondit të B92. Pas gjithë kësaj përdoruesit e parë të kësaj shtëpie do të duhej që në të tranferohen deri në fund të marsit.

Momentalisht në institucionin e viktimave të dhunës në familje gjenden 12 gra dhe 11 fëmijë. Sipas të dhënave të Qendrës për Zhvillimin e Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale ku dhe funskionon kjo qendër strehimi, shumë nga këto gra edhe pas kalimit të afatit kohor prej gjashtë muaj, qëndrojnë edhe më tej sepse frigohen për sigurinë personale. 

Dejana Bogdanoviq e cila është drejtoreshë e Qendrës thotë se në strehimore qëndrojnë gra dhe fëmijë të cilët kanë ardhur që nga vitit 2010 dhe 2011.
 

„Hapja e shtëpisë së sigurt do të kontribuojë shumë. Dhuna ndaj grave është në rritje. Frikohem që kapacitetet të cilat i kemi ne dhe shtëpia e sigurt nuk do të jenë të mjaftueshme për akomodim, duke marrë parasysh në numrin e grave të abuzuara dhe numrin e grave të cilat lajmërohen për ndihmë“, ka deklaruar drejtoresha Bogdanoviq.

Shtëpia e sigurtë në Vrajë do të ketë 25 deri 30 shtretër, që sipas standarteve të Unionit Europian është e nevojshme për nevojat e rrethit të Pçinjës.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues