Arkiva e lajmeve
                   

NË TREN JANË ZBULUAR 16 SHTETAS TË AFGANISTANIT

23. shkurt 2015.

Preshevë – Në aksionin e përbashkët të doganierëve dhe policisë në stacionin e trenit në Preshevë janë ndaluar që ilegalisht të hyjnë në Republikën e Serbisë 16 shtetas të Afganistanit.

Emigrantët ilegal janë zbuluar në aksionin i cili u zhvillua diçka më vonë se mesnata në trenin i cili udhëtonte në realicionin Greqi – Europë Perendimore.

Bëhet fjalë rreth trenit transportues ndërkombëtar, pikënisja e të cilit ishte Selaniku dhe i cili në Serbi kalon vetëm tranzit.

Në mesin e të zbuluarve ka qenë edhe një grua me tre fëmijë, ndërsa kësaj here të gjithë kanë qenë në një vagon.

Përndryshe, në këtë pikë kufitare pothuajse çdo javë ndalohen tentim kalimet ilegale të kufirit, ku në mesin e emigratëve ilegal më së shpeshti janë shtetasit e Afganistanit.

Burimi: Beta, Studio B dhe Trupi Koordinues