Arkiva e lajmeve
                   

SHOQËRIMI ME FËMIJËT E EMIGRANTËVE

21. dhjetor 2015.

Preshevë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, edukatorët e organizatës SOS të Fshatrave të Fëmijëve të Serbisë kanë vizituar Qendrën për Pranim të Refugjatëve në Preshevë dhe kanë kostumuar heronjët e dashur vizatimor të fëmijëve duke gëzuar të vegjëlit të ciilët që gjenden në Qendrën për Pranim.

Shoqërimi me fëmijë në Qendrën për Pranim është një ndër aktivitetet të cilën SOS Fshatrat e Fëmijëve e zbatojnë në kuadër të programit urgjent të ndihmave për refugjatët nga Lindja e Afërt dhe nga Afrika, duke iu ofruar ndihmën e mjaftueshme material dhe përkrahjen psikologjike për fëmijët dhe familjet e rrezikuara në rrugën e tyre përmes Serbisë.

Në njoftim thuhet se SOS Fshatrat e Fëmijëve ndihmojnë insitucionet shtetërore që të forcojnë kapacitetet për t`u përballur me krizën e refugjatëve, duke i mbështetur institucionet lokale të mbrojtjes sociale dhe duke krijuar kushte më të mira dhe të sigurta për qëndrimin e e refugjatëve në rrugën transitore përmes Serbisë.

Burimi: FoNet dhe Trupi Koordinues