Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI “NJERËZIT PËR NJERËZ” NË PRESHEVË

23. dhjetor 2015.

Preshevë – Qendra Rome për Demokraci, përmes ndihmës së Shoqërisë së Iniciativës për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Serbisë (ICD), ka ndarë në Preshevë pakot e ndihmave për refugjatët e moshës së re me porosinë “Njerëzit për njerëz”.

Me këtë aksion Qendra Rome për Demokraci ka vazhduar misionin e filluar më parë të përkrahjes për grupet më të rrezikuara të emigrantëve, foshjeve dhe fëmijëve, përmes donacioneve individuale të anëtarëve të Qendrës Rome për Demokraci, si dhe donatorëve dhe individëve të shumtë.

Ivana Stoshiq, kryetarja e këshillit administrative të Qendrës Rome për Demokraci, ka thënë se duke iu faleminderuar përkrahjes së Iniciativës për Zhvillim dhe Bashkëpunim ICD, është ndarë donacion i cili është përbërë prej 900 lugë për foshje, pelena, peceta të lagura dhe kremave për foshnje.

„Rreth 300 të vegjël pranë Qendrës për Pranim në Preshevë dhe në stacionin hekurudhor kanë marrë pakot të cilat janë dhuruar nga zemra, përmes porosisë “këtë njerëzit e kanë bërë për njerëz”, ka deklaruar Stoshiq.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues