Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË NISUR FUSHATA “MENDO PËR TË RINJËT”

21. dhjetor 2015.

Organizata Kulmore e të Rinjëve të Serbisë (KOMS), në fillim të dhjetorit ka nisur fushatën “Mendo për të Rinjët!”, e cila për qëllim që të tërheq vëmendjen e gjithë publikut, insitucioneve dhe organeve të administratës shtetërore në domosdoshmërinë që të rinjët të jenë të njohur si kategori e posaçme me të cilat do të përmbushet nevoja e të rinjëve të kaloj në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike.

 “Mendo për të Rinjët”, është fushatë mbrojtëse të cilën KOMS-i e ndërmerr për të tërhequr vëmendjen në nevojën që përmirësohet bashkëpunimi sektrorial në fushën e realizimit të Strategjisë Nacionale për të rinjët për periudhën 2015/2020.

Të rinjët janë kategoria e cila ndan problemet me qytetarët tjerë, mirëpo e cila përballet edhe me sfidat tjera të veçanta.

Të rinjët dëshirojnë: bashkëpunim ndërsektorial që nënkupton koordinim më të madh në mes ministrive, si dhe insitucioneve tjera të sistemit, agjendën për të rinjët e cila nënkupton që të gjitha ministritë të përfshira në Strategjinë për të Rinj të formulojnë programin individual të aktiviteteve të dedikuara për të rinjët dhe të përmbahen të rinjët në Qeverinë, me të cilën nënkupton të gjitha çështjet të cilat i përkasin qasjes sistematike dhe gjithëpërfshirëse të të rinjëve – vetëm kështu në këtë mënyrë të drejtë realizohet Strategjia.

Përse bashkëpunimi ndërsektorial?

Edhe në shikim të parë shihet se problemet me të cilat ballafaqohen të rinjët janë ndërlikuara dhe i takojnë fushave të ndryshme – shëndetësisë, arsimit, sigurisë, mjedist jetësor, finansimit dhe shumë sendeve tjera. Kështu është e nevojshme që ato të tejkalohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, përmes përfshirjes të gjitha insitucioneve relevante. Dëshirojmë bashkëpunim të mirë në mes ministrive, si dhe institucioneve tjera, sepse sfidat të cilat janë pranë të rinjëve nuk njohin resor. Vetëm përmes koordinimit të fokusuar të veprimatarisë të gjithë akterëve mund të arrihet deri tek zgjidhja e cila në mënyrë të drejtë i ndihmon zgjidhjes së problemit. Kjo është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate.

Përse agjendë për të rinjët?

Dëshirojmë që të gjitha ministritë të përfshihen në Strategjinë Nacionale për të Rinjët 2015/2025, të kuptojnë rolin e tyre në përmirësimin e statusit të rinjëve, në përgjigjen e nevojave dhe sfidave të tyre. Përveç nevojës për bashkëpunim ndërsektorial me ministritë dhe insitucionet tjera, është e preferushme që me të rinjët të mirret edhe në mënyrë të posavçme, në kuadër të resorit. Qëllimi ynë është që angazhohen për të në formë të zbatimit të “Agjendës për të Rinj”, programit të qartë të aktiviteteve të dedikuara për të rinjët në periudhën e ardhshme. Kjo do të sjell si rezultat marrjen më të shpeshtë në shqyrtim të problemeve të posaçme në formimin e gjitha politikave të atyre insitucioneve dhe ngritjes së vetëdijes për të rinjët si kategori e veçantë.

Përse #TëRinjëtNëQeveri?
Dëshirojmë që të rinjët të jenë prioritet i gjithë Qeverisë, jo vetëm i ministrisë kompetente. Vetëm përmes këtij vizioni për të rinjët, si akter kryesor të shoqërisë sonë, me të cilat probleme duhet të merremi në mënyrë sistematike dhe afatgjate, mund të presim rezultate të mira dhe masat adekuate në të ardhmen.

Përcjellni hashtagun #TëRinjëtNëQeveri në Facebook, Twiter dhe Instagram në mënyrë që të jeni në vazhdë me rezultatet e fushatës.

Fushata mbrojtëse “Mendo për të Rinjët!”, është pjesë e projektit “Përtëritje! – Ide e re e të rinjëve për pozitën më të mirë të të rinjëve”, të cilën KOMS-i e realizon përmes ndihmmës së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë.

Burimi: Organizata Kulmore e të Rinjëve të Serbisë dhe Trupi Koordinues