Arkiva e lajmeve
                   

KËSHILLTARI POLITIK I AMBASADËS SË INDONEZISË VIZITON MEDVEGJËN

24. dhjetor 2015.

Medvegjë – Komunën e Medvegjës e ka vizituar Vidua Parsaoran Gulton, këshilltari politik i ambasadës së Indonezisë, ndërsa qëllimi i vizitës ka qenë njoftimi i komunës së Medvegjës me resurset e Indonezisë. Edhepse kultura ka dallim të madh në mes Indonezisë dhe Serbisë, Indonezia përshkak strukturave të veta multietnike e konsideron Medvegjën si të madhe.

Gulton ka shprehur entuziazmin e vet me bashkëjetesën e të gjitha bashkësive fetare dhe nacionale në komunën e Medvegjës dhe ka ftuar kryetarin Arsiq dhe bashkëpuntorët e tij që të marrin pjesë në takimin në Beograd me biznismenët nga Indonezia, ku do të kishin njoftuar biznismenët e Indonezisë me mundësitë e investimit në Medvegjë.

„Në bisedën miqësore dhe të përzemërt jemi marrë vesh për takimin e ardhshëm në muajin maj në Banjën e Sijarinës, ku ata do të kishin paraqitur vlerat kulturore të Republikës së Indonezisë, si dhe folklorin e tyre i cili egziston në vendin tonë. Ata në këtë takim kanë shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërkombëtar të vendoset dhe të realizohet”, ka thënë Arsiq.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues