Arkiva e lajmeve
                   

DONACIONI I QEVERISË SË JAPONISË

21. dhjetor 2015.

Preshevë – Ministri Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Japonisë në Serbi, Gjuiqi Takahara kanë vizituar Qendrën e re Transite në fshatin Miratoc dhe Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve në Preshevë, të cilave Qeveria e Japonisë iu ka dhuruar pako higjienike, gjësende ushqimore, materiale sanitare dhe barëra për emigrantët.

Qeveria e Japonisë ka finansuar edhe adaptimin e gypave sanitare në Qendrën për Pranim në Preshevë dhe ambasadori i këtij vendi ka dorëzuar çelsat e dy minibusëve për ekipet mobile të cilët tranportojnë emigrant prej Miratocit deri në Preshevë, ndërsa një automjet iu është dhuruar policisë.

Qeveria e Japonisë deri më tani për ndihmën e emigrantëve në Serbi dhe Maqedoni ka ndarë 2,7 milion dollarë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues