Arkiva e lajmeve
                   

PËRSËRI PUNOJNË FAKULTETET NË MEDVEGJË

22. dhjetor 2015.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar se paralelja e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Nishit në Medvegjë kanë filluar të punoj edhe këtë vit pas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit.

„Këtë vit nuk janë regjistruar brucoshat sepse Ministria e Arsimit nuk ka miratuar akreditimin e paraleleve në Medvegjë, mirëpo studentët e vitit të dytë, tretë dhe të katërt normalisht ndjekin mësimin dhe mund t`iu nënshtrohen provimeve”, ka thënë Arsiq.

Nuk është e pa rëndësishme për Medvegjën e varfër dhe të hollat të cilat i lënë këtu, ka sqaruar ai duke shtuar se shumë është e rëndësishme vetëm prezenca e të rinjëve në komunën e cila shënon rritje kur bëhet fjalë largimi i banorëve.

Ministria e Arsimit bartë harxhimet e punës së dy fakluteteve, ndërsa komuna siguron transportin e profesorëve nga Nishi dhe përkthyesit e gjuhës shqipe.

Në fakultetin e Medvegjës është organizuar ligjërimi multientik.

Fakulteti është hapur në vitin 2009, si institucion i parë i lartë arsimor multietnik në këtë pjesë të Serbisë me idenë që puna në këto dy paralele të Fakultetit të Nishit t`i ndihmoj rimëkëmbjes së Medvegjës, komunë e cila i takon komunave më të varfura në Serbi.

Burimi: FoNet dhe Trupi Koordinues