Arkiva e lajmeve
                   

ÇMIMI PËR „CONNECTION“ (KONEKSHËN)

29. shtator 2014.

Vranjë – Qendra rajonale Connection nga Vlladiçin Hani është zgjedhur nga Zyra për Integrime Europiane si njëra ndër 13 shembujt të praksës më të mirë ndërkufitare në dy vitet e fundit në Republikën e Serbisë.

Sipas fjalëve të Tatjana Paniq Zhivkoviqit, bartëse e projektit, kriteret sipas të cilave projektet janë vlerësuar përfshijnë: ndikimin e projektit, qëndrueshmërisë së rezultateve dhe krijimit të partneritetit, dukshmërisë, relevantietit për territorin, efektet ndërkufitare, ndikimi i theksuar në target grupin, bashkëpunimi në mes sektorëve dhe bashkëpunimi me sektrorin publik dhe civil.

 „Connection“ është zgjedhur në konkurencën e 400 projekteve, rrespektivisht shtatë programeve për bashkëpunim ndërkufitar. Jemi të befasuar me njohjen“, tha Paniq Zhivkoviq.

Në mesin e vitit të kaluar në vendbanimin Kulla në Vlladiçin Han është hapur qendra më modern trajnuese regjionale në jug të Serbisë, e emëruar simbolikisht “Connection”, çka kur t’a përkthejmë i bie “Lidhje”.  

Projekti është realizuar me mjetet e UE-së përmes programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar të Serbisë dhe Bullgarisë. Vlera e tij është afër 450.000 euro.

Partnerët dhe mbështetësit e projektit kanë qenë komuna e Vlladiçin Hanit dhe Oda Ekonomiko-Industriale e Bullgarisë nga Sofia, me ndihmën e Qendrës për Zhvillim të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës.

Përveç disponueshmërinë të sipërmarrësve dhe të dhënave bazë në gjashtë gjuhë, idea fillestare për realizimin e tij ka filluar me nevojat që t’iu mundësohet pjesëmarrja në trajnime personave me aftësi të kufizuara.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues