Arkiva e lajmeve
                   

FYTYRA E RE BUJANOCIT

29. shtator 2014.

Vrajë – Edhe një muaj përfundojn punimet në rekonstruktuimin dhe rregullimin e sheshit të qendrës në Bujanoc.

Siç është planifikuar, zona qendrore për këmbësor do të duhej të marrë pamje të re dhe do bëhet zonë e biznesit të avansuar. Ajo ka për qëllim ringjalljen e sheshit, hapjen e shitoreve të reja, restorantëve dhe kafiterive, si dhe tërheqjen e turistëve.

Kur të përfundohet projekti, hapësira nga 7.700 metra katrorë, do të ketë plotësisht pamje tjetër, ndërsa në vazhdë është edhe rekuntruktuimi i rrjetit të ujit dhe rrjetit atmosferik.

Rekunstruktuimi i sheshit qendror në Bujanoc kushton rreth 65 milion dinarë, ndërsa punët i finanson komuna e Bujanocit dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas projektit është paraparë që edhe blloqet banuese përreth të rregullohen dhe të rinovohen fasadat, ndërsa për këte ndihmojnë edhe vet banorët e ndërtesave.

 Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues