Arkiva e lajmeve
                   

JANË PËRFUNDUAR PUNIMET E NDËRTIMIT TË PARKUT TË KOMBINUAR NË BUJANOC

25. shtator 2014.

Në fillim të gushtit janë përfunduar punimet ndërtuese të parkut të kombinuar sportiv për fëmij në Bujanoc, në kuadër të projektit „Zhvillimi i infrastrukturës në vendbanimet rome në jugun e Serbisë“. Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës sociale dhe krijimi i kushteve më të mira për jetesë në vendbanimet rome në jugun e Serbisë. Në vendbanimin „Morava 76“ në Bujanoc, nuk ka egzistuar asnjë hapësir e sigurtë për të lozur fëmijët, me këtë ndërtim të parkut është kontribuar në përmirësimin e interaksionit social në mes banorëve të këtij vendbanimi dhe gjithë komunitetit, posaçërisht në mes të rinjëve dhe fëmijëve.

Në vendbanimin “Morava 76” është ndërtuar parku për fëmijë me paisje për të lozur fëmijët, ulëse, ndriçim dhe asfalltimi i mini terrenit për futboll dhe basketboll, e cila vlerë arrinë në 2.047.475,66 dinarë. Realizimin i aktiviteteve projektuese e kanë finansuar Fondacioni  „Karitas Luxemburg“, me 71,43% dhe komuna e Bujanocit me një shumë prej 28,57% nga vlera e përgjithshme e projektit. Gjithë paisjet e vendosura përmbushin kërkesat e standarteve relevante për parkun e lojwrave. 

Burimi: Fondacioni Karitas Luxemburg“ dhe Trupi Koordinues