Arkiva e lajmeve
                   

AFATI I TRETË PËR REGJISTRIM NË FAKULTETE

26. shtator 2014.

As pas afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin e Nishit, vendet e lira në shumicën e fakulteteve nuk është mbushur, kështu që në disa prej tyre është organizuar afati tretë për regjistrim.

Paraqitja për afatin e tretë për regjistrim fillon të premten më 26 tetor, në Fakultetin e Drejtësisë në Nish, në të cilin ka edhe 119 vende me vetëfinansim dhe 26 vende tjera në paralelen e Medvegjës.

Në Fakultetin Ekonomik kanë mbetur edhe 217 vende, ndërsa në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës kanë mbetur edhe 132 vende.

Në Fakultetin e Mësuesisë kanë mbetur edhe 67 studentë, në Fakultetin e Maqinerisë 54, në Fakutletin e Mbrojtjes në Punë 49, në studimet integruese stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë 30 vende, në Fakultetin e Shkëncave Natyro-Matematikore 21 vende, në Fakultetin Teknologjik 17, Filozofik 10, në Fakultetin e Sportit dhe Edukatës Fizike janë edhe 8 dhe në Fakultetin Elektros edhe 7 vende.

Siç sqaron prorektori për arsim në Universitetin e Nishit, prof. dr Dobrica Zhivkoviq, dekanët vendosin vet se a do të kërkojnë lejimin e shpalljes së afatit të tretë për regjistrim.

Burimi: Juzhne Vesti, OK Radio dhe Trupi Koordinues