Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORIA RRETH PROGRAMIT TË BUXHETIMIT

26. shtator 2014.

Vrajë – Dje, në Vrajë është mbajtur punëtoria rajonale rreth programit të buxhetimit, e cila i bashkoi përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave nga rrethi i Pçinjës, Jabllanicës dhe Topllicës. Në emër të Konferencës së Përhershme të qyteteve dhe komunave, e cila ishte organizatore e kësaj ngjarjeje, të pranishmit i përshëndeti Dunja Naiq, sekretare e Këshillit për Financa. Ajo ka folur rreth rolit të SKGO në përgaditjen e programit të buxhetit dhe ndihmës të njësive të vetqeverisjeve lokale përmes programit  ,,Exchange 4″, të cilin e financon Bashkimi Europian.

,,Qëllimi kryesor është që qyteteve dhe komunave t`i ndihmojmë në krijimin e programit të buxhetit. Në shtatë qendra regjionale do të mbajmë nga 3 punëtori dhe në bazë të mendimeve dhe propozimeve do të përpilojmë verzionin punues të modelit për buxhetin, e cila do të bëhet më së voni deri në 10 tetor“, theksoi Dunja Naiq.

Jovanka Maniq dhe Dragan Spiriq, eskpertë të Programit ,,Exchange 4″, kanë folur rreth dallimeve nëmes të buxhetit linear dhe programor, lidhjes nëmes të planit strategjik dhe programit buxhetor të njësive të qeverisjeve lokale dhe metodologjinë e krijimit të programit të buxhetit. Zhvillimin e punëtorive e ka mbështetur edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues