Arkiva e lajmeve
                   

SË SHPEJTI LIGJET RRETH REFORMAVE TË VETQEVERISJEVE LOKALE

26. shtator 2014.

Beograd – Ministresha e administratës shtetërore, Kori Udoviçki ka njoftuar se së shpejti do të miratohen ndryshimet e ligjeve të cilët do të mundësojnë pjesëmarrje vetqeverisjeve lokale në integrimet europiane dhe profesionalizimin e vetqeverisjeve lokale.

 “Ligji për ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, së shpejt do të përfundohet dhe me këtë do t`iu mundësohet vetqeverisjeve lokale përcjelljen e integrimeve europiane dhe të marrin pjesë në to“, ka thënë Udoviçki në konferencën për vendosjen e zyrave dhe zyrtarëve për UE në vetqeverisjet lokale, duke theksuar se ndryshime të tilla në vetqeverisje nuk do të çojnë në punësime të reja.

 “Deri më tani nuk ka qenë e mundur që në sistematizimin të jën personat e ngarkuar për UE, dhe kjo është një ndër lëshimet që me ndryshimet ligjore do të korigjohet”, ka thënë Udoviçki, duke shtuar se do të jenë të rregulluar edhe disa elemente të funskionimit të bashkësive lokale.  

Ministresha ka deklaruar se së shpejti para Qeverisë do të gjendet Ligji për të Punësuarit në krahinat autonome dhe njësitë e vetqeverisjeve lokale i cili do të mundësoj zbatimin e shërbimit civil të karrierës të bazuar në parimet e depolitizimit dhe profesionalizmit.

Shërbimi civil i karrierës bazuar në parimet e depolitizimit dhe profesionalizimit

Burimi: Rishikimi Ekonomik dhe Trupi Koordinues