Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
24. shtator 2014.

NË PRESHEVË ËSHTË NDALUAR KONTRABANDIMI I TË HOLLAVE

Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, kanë ndaluar tentim kontrabandimin e më shumë se 50.000 eurove të cilat një famijle prej tre anëtarësh kishte tentuar t`i kaloj përmes kufirit.

Në kontrollën e detajuar të automobilit „BMË X5” me targa sllovene, të cilin e kishte drejtuar shtetasi kroat i nacionalitetit shqiptar, në përcjellje të prindërve, në realicionin Kroaci – Maqedoni, doganierët kanë gjetur gjithsej 83.100 euro.

24. shtator 2014.

AMBASADA E MALEZISË KA DHURUAR PAISJET KOMPJUTERIKE NË SHKOLLËN FILLORE „GORNJA JABLLANICA“ NË MEDVEGJË

Ambasada e Malezisë ka pasur kënaqësinë që të prezantohet në Shkollën Fillore „Gornja Jabllanica“ dhe t`i dhuroj paisjet kompjuterike në vlerë prej 300.000 dinarëve, e cila është porositur sipas listës të cilën e përpiluar shkolla. Mjetet për donacion janë mbledhur në pazarin e bamirësisë së Malezisë, manifestim tradicional i bamirësisë të cilën Ambasada e Malezisë e organizon për tre vite rradhazi. SHF “Gornja Jabllanica“ është shkolla e dytë e cila këtë vit ka pranuar donacion nga mjetet e mbledhura në këtë manifestim bamirës.

24. shtator 2014.

PRIVATIZIMI I MEDIAVE

Agjensioni për Privatizim më 15 gusht, ka shpallë ftesën për mbledhjen e letrave për të interesuarit për privatizim të më shumë se 60 mediave në Serbi, në mes të cilave është edhe Radio Leskocit, RTV Vranja dhe Radio Medvegja.

Ftesa është shpallë në bazë të Ligjit të ri për Informim Publik, në të cilin është paraparë që të gjitha mediat, përveç shërbimeve publike të RTS dhe RTV, të privatizohen deri në korrik të vitit 2015.

23. shtator 2014.

Nish: Shërohen fëmijët e djegur

Nish – Trevjeçarja A.J, nga Presheva, e cila para disa ditëve ka rënë në kazan me ujë të nxehtë, po shërohet me sukses në Klinikën për Fëmijë në Nish. Ajo ka marrë lëndime të gjëra, mirëpo jo të thella. Për dallim nga ajo, dyvjeçari A.E, nga Bujanoci, do të duhej që t’i bëhet transplantimi i lëkurës në kofshën e majtë të sipërme.

Millan Bojanoviq, kryeshefi i Bllokut Operativ në klinikë, apelon prindërit që të kushtojnë rëndësi fëmijëve të kësaj moshe, derisa është sezoni i përgaditjes së turshisë. Voglushja ka rënë në kazan me ujë nxehtë, mirëpo për fat, prindërit e saj menjëherë kanë mbështjellë djegien me ujë të ftohtë. Me këtë janë shmangur pasojat e rënda.

“Vajza ka ecur mbrapsht dhe ka rënë në kazan. Djegiet kanë kapur një të katërtën e trupit, Vlerësimet janë se nuk ka nevoj të operohet, mirëpo vendimin do ta marrim sot”, ka thënë kryeshefi Bojanoviq.

Djali nga Bujanoci është lagur me ujë në të cilin janë zier makaronat. Ka djegie në shpatull dhe në duar, mirëpo më e rrezikuar është kofsha e majtë.

Mjeku këshillon që djegiet të pastrohen vetëm me ujë të ftohtë. Asnjë ilaç tjetër i “gjyshes” nuk vjen në konsideratë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues

 

22. shtator 2014.

DOGANIERTËT KANË NDALUAR KONTRABANDIMIN E MISHIT TË PULËS NGA KOSOVA DHE METOHIA

Doganierët në afërsi të pikës kontrolluese me AP Kosovës dhe Metohisë kanë arritur që të ndalojnë kontrabandimin e 180 kg të mishit të ngrirë të pulës, të ardhur nga Amerika. Administrata doganore ka njoftuar se doganierët me një kontrollë të detajuar në rrugën Lluçan – Bujanoc, në bashkëpunim me pjesëtarët e xhandarmerisë, kanë vendosur që të ndalojnë automobilin e tipit „golf 2”, me targa të Bujanocit, të cilin e drejtonte shtetasi i Serbisë i nacionalitetit shqiptar. Vozitësi është pyetur se çka ka për të deklaruar për kontrollin e jashtzakonshëm doganor, është përgjigjur se ka „pak“ butka pule për nevoja të veta.

Pastaj është bërë kontrollë e detajuar e veturës, ku dhe është konstatuar se në automobil gjenden 12 pako nga 15 kilogram të mishit të ngrirë të pulës. Pakot me butka pule ishin të shpërndara në të gjithë automobilin në bagazh, në ulësen e fundit të mbuluara me batani, si dhe përpara ulesës së parë. Në pakot është parë se është mish i pulës i ardhur nga Amerika me afat të paskaduar.

Pas zbulimit të kësaj sasie, vozitësi ka deklaruar se mishin e kishte blerë në fshatin Dobrosin nga personi i panjohur, i cili këtë mall e kishte transportuar më parë me kamion nga fshati në fjalë. Për këtë sasi malli vozitësi nuk ka poseduar asnjë dokumentacion të duhur. Mishi menjëherë i’u është  dorëzuar ispekcionit të veterinarisë dhe kundër 63 vjeçarit është nisur procedurë për kundërvatje.

Administrata doganore rikujton se në fund të shkurtit të këtij viti në pikën kufitare Gradina, një shtetas i Serbisë është ndaluar duke tentuar që nga Bullgaria të kontrabandojë 48 kilogram mish të cilin e kishte fshehur në rezervuarin për benzin, ndërsa vetura funksiononte me gaz.   

Më askend në jug të Serbisë nuk e habit lajmi kur policia ndalon kontrabandues të mishit të pulës. Kontrabandimi i mishit nga Kosova dhe Metohia është bërë biznes serioz në vitin 2000, kur krahina është vendosur në protektorat të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas rregullave, malli i cili më së shpeshti në Bujanoc arrin përmes malit në mes të Serbisë dhe Kosovës e Metohisë, ku kontrabanduesit kanë bërë rrugë të improvizuara. Mishi transportohet me furgona deri në Bujanoc, ku shkarkohet dhe pastaj vazhdohet të shpërndahet. Në këtë qytet çmimi me pakicë i mishit të pulës nga Kosova dhe Metohia është në mes të 1,2 dhe 1,4 eurove, çka është shumë më i vogël në dallim të çmimit të këtij mishi në Serbi, ndërsa pako prej 18 kilogramëve të mishit mesatarisht kushton 16 euro.

Rrjeti kontrabandues është jashtzakonisht mirë i zhvilluar, ndërsa sa është kjo punë fitimprurëse tregojn të dhënurat se në Kosovë dhe Metohi, mishi është deri në tri herë më i lirë në dallim në pjesët tjera të Serbisë, ku në një tur prej disa tonelatave kontrabanduesit ndajnë dhjetra mijëra euro. Në jug të Serbisë, në rrethin e Pçinjës, sipas njohurive jozyrtare, mesatarisht sekuestrohen rreth 16.000 kilogram mish pa deklarim të duhur. Më së shumti misht të kontrabanduar ka pasur në Bujanoc dhe rrethinë.

Të njoftuarit thonë se mishi i pulës në Kosovë dhe Metohi, vjen nga porti i Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mishi i derrit dhe i lopës nga Argjentina dhe Brazili. Ky mish është bakterilogjikisht jo i rregullt, sepse shumë herë është ngrirë dhe shkrirë.

Sipas të dhënurave jozyrtare, Gjilani është qendra e tregëtisë ilegale. Në këtë qytetet të Kosovës, mishi pa deklarim arrin përmes portit të Malit të Zi. Nga atje përmes vijës poroze administrative transportohet në Serbi. Ndërsa nga kjo të gjithë përfitojnë mirë në zinxhirin kontrabandues. Zakonisht kjo është 5 përqind nga përqindja e mallit, por ka edhe nga ata të cilët punojnë për pagë prej 500 euro në muaj. Në punë janë të aktivizuar të gjithë – edhe shqiptarët edhe serbët, si dhe disa persona nga policia dhe nga shërbimi doganor.

Burimi: Vesti, Dnevnik dhe Trupi Koordinues

19. shtator 2014.

JANË ARRESTUAR EMIGRANTËT NGA SIRIJA

Vrajë – Doganierët në pikën kufitare të Preshëvës kanë ndaluar tetë emingrant nga Sirija të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin. 

Siç është njoftuar nga Administrata Doganore, rreth orëve të vona në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar furgoni me targa bullgare i cili kishte udhëtuar në linjën Bullgari – Serbi.

19. shtator 2014.

MË SHUMË TË RINJË NË KËSHILLAT NACIONAL

Organizata joqeveritare nga Novi Pazari “Urban In“, realizon projektin i cili quhet „Të rinjët aktiv për këshilla nacionale aktive“. Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjëve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave pakicore dhe intergrimin e pakicave në shoqërinë serbe. Projektin e finanson UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, jugut të Serbisë (në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Vojvodinë dhe Beograd.

18. shtator 2014.

ANËTARËT TANË TË MISIONIT PAQËSOR NË QIPRO TË TRAJNUAR NË BAZËN „JUG“ NË BUJANOC

Sot nga Kurshumlija, 37 ushtarë janë nisur për në Qipro në një mision paqësor gjashtë mujor, në mesin e tyre janë edhe katër femra. Detyra e tyre do të jetë sigurimi i objekteve në kufirin me Turqinë dhe pjesën greke të ishullit. Kjo është grupa e shtatë e ushtarëve të cilat shkojnë në misionet paqësore në Qipro, ndërsa të gjithë ata më parë kanë kryer trajnimin dhe kontrollin e aftësive në bazën „Jug“ në Bujanoc.

Kryeshefi i Shtabit Gjeneral, gjenerali Lubica Dikoviq me ketë rast ka thënë se ushtarët tanë jo vetën në misionin në Qipro por edhe në misione tjera nëpër botë, prezentojnë në mëyrën më të mirë të mundshem ushtrinë dhe qytetarët e Republikës së Serbisë

Burimi: Politika, RT Vojvodina 1 dhe Trupi Koordinues

17. shtator 2014.

UE-ja DHURON 20 AUTOMJETE PËR PROGRAMIN E NDIHMAVE PËR ROMËT

Në kuadër të projektit "Këtu jemi sëbashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve ", me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Daçia“, ku dje janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OEBS-it në Serbi Peter Burkhard.

16. shtator 2014.

STANKOVIQ DHE ORGANET KOMPETENTE SHTETËRORE KANË VIZITUAR NË MEDVEGJË FAMILJET TË CILAVE BAGËTITË JANË PREKUR NGA SËMUNDJA „GJUHA E KALTËR“

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar me kryeshefin e Repartit për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve të Ministrisë së Bujqësisë, Budimir Pallvshiqa, kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, përfaqësuesin kompetent të veterinarisë së Nishit dhe Lebanit dhe inspektorin e veterinarisë, kanë vizituar familjet të cilave kopetë e deleve i`u janë prekur nga sëmundja e „gjuhës së kaltër“.

«Претходна страна   Следећа страна»