Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
25. korrik 2014.

PËR RRYMË KANË BORXH 6.000 FAMILJE

Vranjë – „Elektrodistribucioni i Vranjës“ gjithë e më vështirë paguan rrymën furnizuar, veçanarisht nga familjet apo shtëpitë. Faturat e pa paguara, arrijnë në 600 milion dinarë. Firmat kanë borxh 165 milion dinarë. 

24. korrik 2014.

SELAKOVIQ: NË MEDVEGJË NUK DO TË NDËRTOHET BURGU

Leskoc – Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka qëndruar dje në Leskoc, ku ka hapur Zyrën për ekzektumin alternativ të sanskioneve me burg. I lutur që të komentoj njoftimin e kahershëm rreth ndërtimit të burgut në Medvegjë, ministri Selakoviq deklaroi:

“E mjerueshëm është ai vend në të cilën mendohet se me hapjen e burgjeve mund të ndihmoj në aspektin ekonomik. Medvegja ende është një zonë jo e sigurtë përshkak të vijës administrative mes Kosovës dhe Metohisë dhe zonës së sigurisë tokësore. Në këto zona nuk ndërtohen burgje. A e dini se sa njerëz kanë shkuar nga Medvegja në 20 vitet e fundit? Nuk besoj unë se burgu do t`i kthej ata në Medvegjë".

23. korrik 2014.

PUNËTORËT SEZONAL NË VOJVODINË NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

Mëditja edhe deri në 2000 dinarë, sa mund fitojnë punëtorët, nuk është e mjaftueshme që të kalojnë një ditë në fushë. Punët në fushë janë të vështira dhe në mesin 800,000 të papunëve në vendin tonë, për ato punë vendosin të punojnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.

22. korrik 2014.

GRUPI MULTIETNIK I VULLNETARËVE NGA JUGU I SERBISË DHE SANXHAKU

Në ditët e luftës së madhe kundër përmbytjeve nuk i kemi përcjellur mirë vullnetarët tonë dhe shpëtimtarët, të cilët ishin shumë. Ata kanë ardhur nga vendet urbane dhe rurale, si dhe nga nacionalitetet homogjene dhe të ndryshme.

22. korrik 2014.

VAZHDOHET HULUMTIMI ARKEOLOGJIK NË RRETHIN E PÇINJËS

Bujanoc, Vranjë – Sezoni arkeologjik i punëve do të zhvillohet këtë verë në dy lokacione të rrethit të Pçinjës.

Arkeologët më 30 korrik kanë vazhduar punët në lokalitetin e Kale Kërshevicës në Bujanoc, nën udhëheqjen e Institutit Arkeologjik të Beogradit, ndëesa nga 15 korriku, reparti për arkeologji i Muzeut Kombëtar të Vranjës do të vazhdoj me realizimin e projektit “Nekproli i të ndjerëve të djegur në periudhën e dominimit romak në territorin e rajonit të Pçinjës” në lokacionin e Utrinës, në fshatin Srednji Dell.

21. korrik 2014.

PUNËTORI ARGËTUESE DHE EDUKATIVE

Shoqëria "Çelësi i Artë" nga Nishi realizon projektin "Edu karavan", i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit. Aktivitetet kryesore të karavanit do të realizohen në korrik dhe gusht përmes puntorive kreative dhe edukative. 

18. korrik 2014.

MINISTRI VERBIQ KA BISEDUAR ME KRYETARÇT E KOMUNÇS SÇ PRESHEVÇS DHE BUJNAOCIT

Ministri i Arsimit, Shkencçs dhe Zhvillimit Teknologjik, dr Sçrgjan Verbiq ka biseduar me kryetarçt e komunçs sç Bujanocit dhe Preshevçs, Nagip Arifin dhe Ragmi Mustafçn.

18. korrik 2014.

TË RINJËT ËNDËRROJNË PUNË NË FIRMAT SHTETËRORE

Bujanoc – Ndërmarrjet private janë shanse për të rinjët, mirëpo ata dëshirojnë punë në firmat shtetërore, ku punë nuk ka. Në Bujanoc janë të papunë janë rreth 4.800 njerëz.

18. korrik 2014.

BUREKI I CILI I BASHKON SERBËT, SHQIPTARËT DHE ROMËT

Bujanoc – Në byrektorën “Bis” në Bujanoc mysafirë të rregullt janë serbët, shqiptarët dhe romët, ndërsa si thonë pronarët “nuk ka ministër i cili ka ardhur në Bujanoc dhe i cili nuk i ka provuar byrekun e tyre”.

17. korrik 2014.

EDHE 16 TEKSTE NË GJUHËN SHQIPE

Mentor Nuhiu, nënkryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), ka deklaruar në Bujanoc se në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe nga viti i ardhshëm shkollor do të jenë edhe 16 tekste në gjuhën serbe, të cilët janë siguruar me ndërmjetësimin e KNSH dhe Ministrisë së Arsimit.

«Претходна страна   Следећа страна»