Arkiva e lajmeve
                   

GRUPI MULTIETNIK I VULLNETARËVE NGA JUGU I SERBISË DHE SANXHAKU

22. korrik 2014.

Në ditët e luftës së madhe kundër përmbytjeve nuk i kemi përcjellur mirë vullnetarët tonë dhe shpëtimtarët, të cilët ishin shumë. Ata kanë ardhur nga vendet urbane dhe rurale, si dhe nga nacionalitetet homogjene dhe të ndryshme.

Grupi multietnik i përbër nga njëzet vullnetarë djem dhe vajza nga jugu i Serbisë dhe Sanxhaku, të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak. Përmes bashkëpunimit me organizatën studentore të Paraqinit, janë përpjekur që sëpaku simbolikisht, me askionin e tyre  t`i ndihmojnë qytetit për ripërtëritjen e qytetit të goditur nga përmbytjet. Solidariteti, vullnetaria dhe aktivizmi të cilat janë drejtuar kah ndërtimi i komunitetit, rrepsektimi i ndërsjelltë dhe përkrahja, pa marrë parasysh përkatësisë nacionale edhe përkundër ndarjeve këto janë vlera të këtyre njerëzve të rinj.

Pjesëmarrësit e aksionit për pastrimin e Praqinit i kanë përkrahur donatorët ndërkombëtar, mirpëpo edhe qeverisjet lokale dhe biznismenët. Para se të vinin në Paraqin, këta të rinj kanë realizuar 22 aksione lokale me të cilat kanë mobilizuar 3.000 qytetarë. Kanë ndërtuar 11 rampa për presonat me aftësi të kufizuara, i kanë ngjyrosur 1,5 km rrethoja e shkollave fillore dhe kopshteve të fëmijëve, kanë lyer shtëpitë për personat e moshuar dhe shtëpitë kulturore. Kanë rregulluar parqet e qyteteve dhe stadiumet, kanë pastruar kilometra të tëra të brigjeve të liqeneve dhe lumenjëve. Kanë shënuar festa të rëndësishme ndërkombëtare: Ditën e Europës dhe Drejtave të Njeriut, Ditën e Luftës Kundër Sidës, Ditën e Luftës Kundër Tymit të Duhanit.

Këta të rinj kanë sjellur edhe një ndryshim të madh në mjedisin e tyre. Kanë filluar që të shoqërohen dhe të mësojnë njëri prej tjetrit dhe njëri për të tjerët. Në Bujanoc për herë të parë pas shumë vitesh mund t`i shohës të rinjët shqiptar, serb dhe rom se si sëbashku qëndrojnë nëpër kafiteri dhe restaurane. Jo vetëm kjo, festat fetare tash në shtëpitë e shumicës së këtyre të rinjëve shënohen në prezencën e miqëve të tyre nga religjioni tjetër. Njëri nga pjesëmarrësit, shqiptar i cili nuk dinte asnjë fjalë serbisht, ka mësuar këngë serbe të cilat këndohen në Novi Pazar, kur ishte për vizit të kolegët e vet.

Të rinjët kanë kuptuar se jetojnë që sa kohë njëri me tjetrin, mirëpo jo njëri me tjerët dhe kanë vendosur që asaj t`i vije fundi.

Do të ishte mirë kur aksionet e këtyre të rinjëve më shumë të përcillen dhe përkrahen, që të investohet më shumë në zbatimin e programeve të ngjajshme dhe vullnetarizmi i tyre dhe përvetësimi profesional, që t`i mundësohen të bëhen kreativ, të vyeshëm dhe të besojnë. Rezultatet do të vijnë.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues