Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. korrik 2014.

ARSIQ: PROBLEMET EKONOMIKE MË TË MËDHA SE ATO TË SIGURISË

Bujanoc – Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, ka deklaruar se qeveria lokale në këtë komunë përpiqet që të ringjallë ekonominë dhe shtoi se “problemet ekonomike janë më të mëdha se ato të sigurisë”.

31. korrik 2014.

MBRONË TË LASHTAT NË KUSHTE TË KËQIJA

Leskoc – Secili stacion kundër breshërit në rrethin e Jabllanicës ka nga tre deri në katër raketa, ndërsa pritet që në buxhetin republikan të sigurohen mjete të mjaftueshme për edhe disa, tha kryeshefi i Shtabit të Rrethit për Situata të Jashtëzakonshme në Leksoc Miodrag Marjanoviq.

31. korrik 2014.

NË MËNGJES KOHË E KEQE NË MEDVEGJË, PËRMBYTJET VËRSHUAN RRUGËT LOKALE

Mot i ligë i shoqëruar me shi të fortë, i cili në mëngjes rreth orës gjashtë e goditi komunën e Medvegjës, ka dëmtuar rrugët dhe objektet e banimit në shumë fshatra, tha Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, Ujëra të rrëmbyshëm në tërësi kanë dëmtuar një pjesë të rrugës  pesë kilometra në drejtim të fshatit Kapit dhe Qokotancë, mëpastaj në drejtim fshatrave Marovac, Gjylekarë dhe Rujkovac.

31. korrik 2014.

SFIDAT DHE SUKSESI I KOMPANIVE PRIVATE NË KOMUNAT BUJANOC DHE PRESHEVË

Bujanoc, Preshevë – Ekspertët e ekonomisë thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion. Përveç kontribuntit në zhvillim ekonomik...

30. korrik 2014.

IKUBATOR QENDRA E BIZNIS (IQB) I NDIHMON ROMËVE QË TË FILLOJNË BIZNISIN E TYRE

BIC (QIB shq.)feston vitin e parë të themelimit të Inkubator Qendrës së Biznesit virtuale, e cila përmes ndihmës së Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës ka ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të komunitetit rom.

Rezultat i këtij projekti është formimit të inkubatorit virtual për ndërmarrjet e reja dhe të vogla, të cilëve janë pronar pjesëtarët nga komuniteti rom nga jugu i Serbisë. 

28. korrik 2014.

KUR GRUAJA GJYKON USHTARIN

Vranjë/Bujanoc- Në fushën e madhe të futbollit në bazën „Jug“ në Bujanoc është luajtur ndeshja e futbollit në mes ekipeve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Futbollistët e dy ekipeve kanë lujatur shkëlqyeshëm, ndërsa asnjëri nuk ka qenë indiferent as ndaj gjykimit të treshes së futbollit, të cilën e ka udhëhequr rreshteres Jasmina Zafiroviq Stijela nga Vranja. Gjykimi i përkryer i Jasminës ka qenë befasi për pjesëtarët e KFOR-it, mirëpo koleget e saj nga Brigada e  Katërt e ushtrisë tokësore e kanë ditur shumë mirë që ajo është më e mira në Ushtrinë e Serbisë. 

28. korrik 2014.

KALAJA E KËRSHEVICËS

Në Kërshenic të Bujanocit që 14 vite hulumtohet për vendbanimin më verior nga shekulli I 4 dhe 3 p.e.s , i cili ka patur sistemin komplet të ujit nga rezervuari nga guri i Kalasë së Kërshevicës. Në vazhdë janë punët në akropoli, të cilën e ka finansuar Ministria e Kultures së Republikës së Serbisë me një milion dinarë. Për punën në lokalitet janë angazhuar arkeologët dhe banorët.

28. korrik 2014.

URIMI PËR FITËR BAJRAM

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka dërguar urime me rastin e Fitër Bajramit të gjithëve banorëve të këtyre komunave të cilët festojnë këtë festë, me dëshirën që kjo festë të festohet nën gëzim, fat dhe paqe me familjarët dhe miqëtf e tyre.

„Kjo festë letë sjellë gëzim, mirëkuptim, rrespekt dhe tolerancë të ndërsjelltë“, tha Stankoviq.

25. korrik 2014.

PARALELJA E FAKULTETIT TË SUBOTICËS FITON NDËRTES NË BUJANOC

Duke i’u faleminderuar donacionit të programit të EU Progresi prej 1,2 milion eurove, në Bujanoc prej shtatorit do të duhet të filloj ndërtimi i objektit i cili do t’i jipet në përdorim Fakultetit Ekonomik të Suboticës, ka deklaruar udhëheqësja në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, Fazila Azemoviq.

25. korrik 2014.

TRIBUNA RRETH PUNËSIMIT NË INTERNET

OJQ “Rilound” nga Vranja do të mbaj tribunë të premten më 25 korrik në ora 17:00, në të cilën do të flasin njerëzit të cilët fitojnë përmes internetit dhe të cilët kanë përvojë në punësimet në internet dhe internet biznis. Tribuna do të mbahet në Galerinë e Univerzitetit Nacional.

  Следећа страна»