Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORËT SEZONAL NË VOJVODINË NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

23. korrik 2014.

Mëditja edhe deri në 2000 dinarë, sa mund fitojnë punëtorët, nuk është e mjaftueshme që të kalojnë një ditë në fushë. Punët në fushë janë të vështira dhe në mesin 800,000 të papunëve në vendin tonë, për ato punë vendosin të punojnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.

Momentalisht është velja e vishnjeve. Edhe pse punëdhënsit paguajnë 13 dinarë për çdo kilogram të mbledhur, ku punëtorët e aftë mund të mbledhin prej 100 deri në 120 kg, punëtorët është vështirë të gjenden.

Edhe kultivuesit e perimeve, pemëve dhe rrushit kanë probleme serioze me fuqinë punëtore, kështu që kufizojnë prodhimin përmes numrit të punëtorëve të cilën e kanë në gadishmëri.

Problemin me mungesën e fuqisë punëtore e kanë kaluar disa buqjë nga Golubinaci, fshat në afërsi të Inxhisë, i cili merret me mbjelljen e duhanit. Ata pas disa viteve të kërkimit të dështuar të punëorve sezonal, kanë „bërë lidhje“ me punëtorët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilëve i`u sigurojnë akomodim dhe ushqim për tërë sezonën e punëve, nga maji deri në shtator, por edhe në tetor.

Gjatë verës, për të rinjët ka punë edhe në qytetet, ndërsa përmes pretendimeve të shoqërisë rinore „Bulevar“, mëditjet sillen nga 1200 dinarë e më lartë. Ka oferta edhe për punë në qendrat e thirrjes, kur të rinjët marrin nga 20.000 deri 23.000 dinarë në muaj. Promovimet paguhen nga 200 dinarë për orë, ndërsa në qytetet më të mëdha ka oferta për punë në pompa të benzinës.

Burimi: Poslovi dhe Trupi Koordinues