Arkiva e lajmeve
                   

BUREKI I CILI I BASHKON SERBËT, SHQIPTARËT DHE ROMËT

18. korrik 2014.

Bujanoc – Në byrektorën “Bis” në Bujanoc mysafirë të rregullt janë serbët, shqiptarët dhe romët, ndërsa si thonë pronarët “nuk ka ministër i cili ka ardhur në Bujanoc dhe i cili nuk i ka provuar byrekun e tyre”.

Në objektin e vogël përgjat ditës shumë herë ndëgjohet edhe “dobar dan” edhe “mirdita”. Serbët, shqiptarët dhe romët pajtohen se byrekët e Isës janë më të mirë në këtë rrethinë.

„Ky është një lloj i biznesit familjar. Për 17 vite babai im Isa dhe ortaku i tij bëjnë dhe shesin byrek në Bujanoc. Momentalisht familjari im dhe unë punojmë dhe i shërbejmë myshterijve“ thod Xhdan Sarda.

Me buzëqeshje thotë se byreku i Isës është më i mirë edhe kur Isa nuk e gatuan.

„Nuk ka ndonjë fshetësi të veçant, fjala është për një recet familjare e neve goranëve, e bëjmë me shumë dashuri dhe e rëndësishme është se gjithmonë është i freskët“, thotë Xhdan.

Njëri ndër blerësit thotë se për shtatë vite rregullisht shkon në byrektoren kur vjen zyrtarisht në Bujanoc. Po nësë nuk ka kohë që t’a hajë në furrë, e merr me vete dhe kënaqet me ushqimin e dëshiruar në shtëpinë e tij në Vranjë.

 “Ne nuk bëjm dallim në mes mysafirëve. Byreku ynë fol serbisht, shqip dhe në gjuhën rome, dhe sipas nevojës flet edhe gjermanisht e italisht”, shton Xhdan.

Ai thotë se nuk ka ministër që vjen në Bujanoc e nuk e ka provuar byrekun e tyre, ndërsa pas kësaj gjithmojnë n’a vizitojnë. Në byrek janë të dobët edhe ambasadorët e huaj.

 „Vijnë njerëz nga komuna dhe thonë byrek për këtë ministër, mandej për këtë ambasador dhe ne e paketojmë dhe i’a dërgojmë. Në pyetjen se a vlen për ata i njejti çmim, Xhdan përgjigjet: “Të gjithë paguajnë njejtë”.

Xhdan thotë se nga byreku mund të mbijetojsh mirëpo edhe jo të jetojsh në luks.

Burimi: Veçernje Novosti, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues