Arkiva e lajmeve
                   

EDHE 16 TEKSTE NË GJUHËN SHQIPE

17. korrik 2014.

Mentor Nuhiu, nënkryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), ka deklaruar në Bujanoc se në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe nga viti i ardhshëm shkollor do të jenë edhe 16 tekste në gjuhën serbe, të cilët janë siguruar me ndërmjetësimin e KNSH dhe Ministrisë së Arsimit.

Nuhiu në përvjetorin e katërt të KNSH në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc tha se këtë vitë shkollor për shkollën fillore ishin siguruar 85 tekste në gjuhën shqipre dhe se nuk ka filluar përkthimi i teksteve për shkollën e mesme.

„Punojmë në bazë të Ligjit për Arsimim dhe Eukim Themelor dhe Ligjin mbi Këshillat Kombëtar, të cilat garantojnë krijimin e të gjithave të drejtave të shkollimit në gjuhën amtare. Këshilli Nacional ka filluar të punoj ashtu siç duhet dhe në interes të shqiptarëve të cilët jetojnë në Serbi“,tha Nuhiu.

Nuhiu theksoi se shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë, në procesin e themelimit të KNSH, kanë pasë shqetësime, mirëpo duke i`u faleminderuar rezultateve të punës së KNSH, kanë kuptuar se ky trup është i nevojshëm për shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi, ashtu që të drejtat e tyre në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe të realizohen.

Në përvjetorin e katër të KNSH, të pranishmit në emër të Qeverisë së Serbisë i përshëndeti Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Peter Burkhard, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, tha se OSBE-ja prej fillimit ka përkrahur themelimin e KNSH dhe ka ftuar të gjithë shqiptaët të cilët jetojnë në jug të Serbisë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të KNSH-së, kur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve i bojkotoi zgjedhjet e para për KNSH dhe themelimin e këtij trupi.

Burimi: Narodne Novine- Nish dhe Trupi Koordinues