Arkiva e lajmeve
                   

PËR RRYMË KANË BORXH 6.000 FAMILJE

25. korrik 2014.

Vranjë – „Elektrodistribucioni i Vranjës“ gjithë e më vështirë paguan rrymën furnizuar, veçanarisht nga familjet apo shtëpitë. Faturat e pa paguara, arrijnë në 600 milion dinarë. Firmat kanë borxh 165 milion dinarë. 

Rreth 6.000 familje ndodhen në borxhlijtë më të mëdhenj. Ato kanë borxhë një të katërtën e shumës së përgjithshme të Elektrodistribucionit, 150 milionë dinarë. Bëhet fjalë për borxhin që individualisht kalon shumën e 10.000 dinarëve. Afër 500 familje kanë borxh 50 ose 100.000 dinarë, ndërsa më shumë se 100 nuk kanë paguar shumën prej 100.000 dinarëve deri në gjysë milioni dinarë. Dy e treta e borxhlive të mëdhenj, gjithsej 4000 borxhlij, janë banor të komunës së Bujanocit dhe Medvegjës. Pagesa nuk është problemi i vetëm. Rryma edhe vidhet. „Elektrodistribucioni i Vranjës“ në vitin e fundit, ka ngre padi për më shumë se 500 vepra penale për lidhje të paligjshme në rrjetin elektrik. Më së shumti padi janë në Bujanoc dhe Preshevë.

Burimi: Privredni Pregled dhe Trupi Koordinues