Arkiva e lajmeve
                   

VAZHDOHET HULUMTIMI ARKEOLOGJIK NË RRETHIN E PÇINJËS

22. korrik 2014.

Bujanoc, Vranjë – Sezoni arkeologjik i punëve do të zhvillohet këtë verë në dy lokacione të rrethit të Pçinjës.

Arkeologët më 30 korrik kanë vazhduar punët në lokalitetin e Kale Kërshevicës në Bujanoc, nën udhëheqjen e Institutit Arkeologjik të Beogradit, ndëesa nga 15 korriku, reparti për arkeologji i Muzeut Kombëtar të Vranjës do të vazhdoj me realizimin e projektit “Nekproli i të ndjerëve të djegur në periudhën e dominimit romak në territorin e rajonit të Pçinjës” në lokacionin e Utrinës, në fshatin Srednji Dell.

Nenad Radojçiq, arkeolog nga Muzeu Kombëtar në Beograd, thotë se punët në lokalitetin e Kales do të fokusohen në vendin ku është gjetur akropolli.

Këtë vit punët në zonën arkeologjike të cilat hulumtohen për 13 vite, është finansuar nga Ministria e Kulturs me një milion dinarë. Ministria me 450.000 dinarë ka finansuar edhe punët në lokacionin e Utrintit.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues