Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT ËNDËRROJNË PUNË NË FIRMAT SHTETËRORE

18. korrik 2014.

Bujanoc – Ndërmarrjet private janë shanse për të rinjët, mirëpo ata dëshirojnë punë në firmat shtetërore, ku punë nuk ka. Në Bujanoc janë të papunë janë rreth 4.800 njerëz.

Ka mbaruar viti shkollor. Të rinjët e komunitetit serb, rom dhe shqiptar kohën e lirë e kalojnë në qendër të Bujanocit. Aty shoqërohen dhe shkëmbejnë përvojat. Kafiteritë janë i vetmi vend për të dalur.

„Dalim nëpër kafiteri, luajmë futboll me shokët, kam shokë edhe serb dhe rom, shoqërohemi edhe në Fejsbuk",thotë Shefet Amidi nga Tërnoci i Madh.

„Përveç kafiterive, nuk ka ku të dilet, ndërsa vetëm një është i serbëve",thotë Millan Stojanoviq nga Levosoja e Bujanocit.

„Aty te Shtëpia e Kulturës argëtohen, ka muzikë, ndërsa shoqërohemi edhe me serb edhe me shqiptar, kurr nuk kemi pas probleme“, thotë Igori nga Bujanoci.

Pa marrë parasysh ndryshimit të kulturës, gjuhës, traditave, ata i mundon i njejti problem, mungesa e punës, aktivitetve kulturore dhe klubeve.

„Na mungon teatri, kinemaja, klubet për të rinjët. Këto në qytetet tjera janë ndërsa ktu jo“, thotë Bojana Mitiq nga Bujanoci.

Loran Memeti nga Osllara e Bujanoci shton se i’u mungon pishina për të notuar me shokët.

Papunësia dhe migrimi është problemi më i madh. Të rinjët rom dhe shqiptar nga Bujanoci shkojnë më së shpeshti në diasporë, ndërsa serbët në Beograd dhe Nish.

„Përshka punës dalin në jashtë vendit, sepse këtu nuk ka“, thotë Dushan Ivanovski nga Levosoja e Bujanocit. „Do të mbaroj shkollën e mesme, ndërsa të lartën në Beograd dhe atje do të punësohem“, thotë Angjella Mihajlloviq nga Bujanoci.

“Të rinjët rom jetojnë më keq, nuk ka punë e as të holla për shkollim”, thotë Lubisha nga Bujanoci.

Për të arritur që të rinjëve t’i ndalim migrimin, Zyra për të Rinjët organizon kurse, trajnime dhe realizon projekte.

Vjollca Aliu, koordinatore e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, thotë se të rinjët kanë se ku të dalin, sepse kur është koha e mirë në qendër të Bujanocit edhe kafiteritë janë të mbushura, mirëpo nuk ka punë për ata.

 “Më së shumti i mungojnë aktivitetet kulturore”, shton ajo.

Salla sportive i ka rreth 500 anëtar të regjistruar, të cilët merren me sporte të ndryshme, të cilat përfshijnë vollejbollin, basketin, fudbollin dhe ping pongun.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues