Arkiva e lajmeve
                   

UJI PO TËRHIQET NGA RRETHI I PÇINJËS

27. shkurt 2013.

Bujanoc dhe Preshevë – Situata në rrethin e Pçinjës, i cili ka qenë më i rrezikuari nga përmbytjet ka filluar të normalizohet, ka deklaruar kryeshefi i këtij rrethi në jug të Sërbisë Budimir Mihajlloviq, por ka shtuar se ekziston frika nga përmbytjet nëse përsëri kemi reshje të shiut.

“Nëse prap bie shi do të ketë përsëri probleme, por mendoj që tani të gjithë jemi të përgatitur, nëse kjo ndodhë” ka thënë Mihajlloviq.

Sipas fjalëve të tij, gjendja më e rëndë ka qenë në fshatin Levosojë, në të cilin kanë qenë të rrezikuar rreth 30 shtëpi me rreth 100 njerëz. Ai tha se për njerëzit do të jetë shumë e vështirë për t’iu kthyer jetës normale, pasi që gjendja dje ka qenë “shumë kritike” dhe tek pas kësaj do të fillojë riparimi i dëmeve

“Të gjitha shërbimet janë paraqitur shumë shpejt, por në këto gjendje të jashtëzakonshme asnjëherë nuk mund të parashikohen të gjitha gjërat. Njerëzit vetë janë gjindur ashtu që janë ngjitur në  katet e epërme. Veçanërisht e kisha faleminderuar njësinë speciale nga Nishi, e cila ka ardhur me barka dhe i ka ndihmuar qytetarët e rrezikuar”, ka thënë Mihajlloviq.

Ai ka thënë se probleme ka edhe në komunën e Preshvës dhe të Tërgovishtës, për të të cilave edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, si dhe Tërgovishtën sot do ta vizitojë ekipi për situata emergjente.

Burimi: Beta