Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 25.02.2013.

25. shkurt 2013.

Ju ftojmë që të përcjillni vizitën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 26 dhe 27 shkurt të delegacionit të Ministrisë së rinisë dhe sportit me rastin e prezentimit të programit “Sporti në shkolla”, i cili përfshin nxënësit e shkollave fillore prej klasës së parë deri në të katërtën. Programi është pa pagesë dhe nuk i ngarkon me obligime prindërit, ndërsa shkollat do të fitojnë paisje sportive dhe profesorë profesional nga mjediset e veta, të cilët do ta zbatojnë programin.

Delegacioni i Ministrisë së rinisë dhe sportit e përbëjnë Predrag Peruniçiq sekretari shtetëror për sport, Igor Marinkoviq sekretari special i ministres së rinisë dhe sportit, Borisllav Stankoviq sekretari gjeneral i Këshillit për sport në shkolla të Sërbisë, Nenad Antiq seleksionues i reprezentacionit të ekipeve kombëtare.

Gjatë vizitës në Preshevë më 26 shkurt delegacioni i MRS, sëpari do të vizitojë zyren e Shërbimit të Trupit Koordinues, pastaj me përfaqësuesit e KT-së do të shkojnë në takim tek kryetari i komunës Ragmi Mustafa. Përfaqësuesit e KT-së dhe delegacioni i MRS-së do të vizitojnë shkollën fillore „Ibrahim Kelmendi“, „Vuk Karagjiq“ dhe „Abdullah Krashnica“, ku do të vëzhgojnë gjendjen e sallave të edukatës fizike dhe njoftohen me mundësitë dhe nevojat e tyre. Pas kësaj do të vizitojnë edhe klubin fudbollistik në Preshevë.

Po në të njejtën ditë do të takohen edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe do të vizitojnë shkollën “Branko Radiqeviç”, “Sveti Sava” dhe “Naim Frashëri”. Pastaj do të vizitojnë “Qendrën sportive Rinia” ku do t’i presë fëmijët, të cilët ushtrojnë sporte të ndryshme, ndërsa të pranishmëve do t’i drejtohet Predrag Peruniçiq, sekretari shtetëror për sport.

Ditën e dytë të vizitës më 27 shkurt delegacioni i MRS-së i dhe KT do të vizitojnë Medvëgjën, ku do të takohen me kruetarin e komunës Sllobodan Drashkoviq dhe do të vizitojnë shkollën „Gornja Jabllanica“ dhe klubin fudbollistik „Jabllanica“

Bashkëngjitur do të gjeni agjendën e ngjarjes.