Arkiva e lajmeve
                   

MJALTA – MUNDËSI EKSPORTIMI E RRETHIT TË PÇINJËS

20. shkurt 2013.

Vranjë – Rezultatet e plasimit të mjaltës në vitet e kaluara tregojnw se ky prodhim është një mundësi e madhe e rrethit të Pçinjës  për ta eksportuar, ndërsa analizat laboratorike  të cilat janë bërë në Gjermani dhe Itali kanë dëshmuar se mjalta nga ky rajon është në mesin e mjaltave më kualitative në Sërbi dhe në Ballkan. Bletarët nga Vranja për këtë arsye këtë vit mund të llogarisin në subvencionet e shtetit, si dhe në mjetet stimuluese nga buxheti i qytetit në lartësi prej dy milionë dinarësh.

Kryetari i shoqwrisë së bletarëve “Matica”, Mile Simonoviq, ka thënë që secili bletarw do të marrë nga 500 dinarë si subvencion, çka do t’i kontribuojë rritjes së numrit të bletarëve dhe koshereve, kurse dobi do të kenë pemëtarët dhe bujqësia.

“Gjithnjë e më shumë sasi e mjaltës që prodhohet kwtu përfundon në tregun e jashtëm, para se gjithash në Gjermani dhe Itali, ku vitin e kaluar janë shitur më shumë se 60 ton”, ka thënë ai. Sipas fjalëve të tij suksesi nuk është për t’u nënvlerësuar, e veçanërisht kur dihet që importuesit nga Bashkimi Evropian kane rregulla shumë strikte, ndërsa “drita jeshile” për plasman mirret vetëm pasi që të bëhen analizat detale në ato shtete.

“Blerësit ishin shumë të kënaqur me kualitetin e mjaltës sonë dhe e kanë marrë gati se krejt atë çka u kemi ofruar. Kështu, pas një kohe të gjatë dhe të vështirë, kur bletarët ishin të brengosur se si do të shesin mjaltën, tash problemi është se si të prodhojnë sa më shumë” ka thënë Simonoviq.

Në nevojën e bletarëve ka reaguar edhe administrata lokale në atë mënyrë që përmes projektit me organizatën  joqeveritare japoneze “JAPC” dhe Hiroshim Macumoton, i cili kohë më parë ishte në Vranjë, janë dakorduar qw tw japin njw donacion prej 200 koshereve për bletarët nga Vranja dhe Bujanoci. Kosheret do t’i ndahen bletarëve të ardhshëm, ka deklaruar kryetarja e Vranjës Bojana Veliçkov, duke shtuar se kjo vlen për të rinjët, të cilët nuk kanë pasur mjete që vet të blejnë paisjet e nevojshme, kurse kanë qëllim që të mirren më këtë profesion.

“Tashmë veq kam biseduar edhe me ndihmësin e ambasadorit japonez për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së koshereve”, ka thënë ajo.

Burimi: Tanjug