Arkiva e lajmeve
                   

"FOTOGRAFIA, DËSHMIA MË E MIRË E JETËS MULTIETNIKE"

21. shkurt 2013.

Në shtëpin e kulturës në Bujanoc, organizata "Horizonti" të shtunën shpalosi një ekspozitë me fotografitë e të rinjve nga Bujanoci. Ekspozita është pjesë e projektit "Fotografia, dëshmia më e mirë e jetës multietnike", financuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat,  Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë.

Në ceremonin e hapjes së ekspozitës morën pjesë përfaqësuesit e Trupit Koordinues, të qeverisë lokale, drejtorët e ndërmarrjeve publike, përfaqësuesit e Zyrës së të Rinjëve në Bujanoc, përfaqësuesit e Zyrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Bujanocit, të ftuar si mysafir ishin edhe përfaqsues  nga Zyra e të Rinjëve nga Tutini dhe të rinjët nga Bujanoci.

Hajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal, e hapi ekspozitën dhe inkurajoi aktivistët e organizatës"Horizonti" për të vazhduar me projekte të ngjajshme që përfshijnë të rinjtë dhe për të inkurajuar ata që të jenë me kreativ (krijues të veprave).

Ekspozita përfaqëson një jetë multietnike nëpërmjet  fotografive nga vendet e  punës, nga klubet sportive, nga ngjarjet sportive dhe  kulturore, praktikat fetare, në shkolla ​​dhe në shumë situata të tjera. Në projekt dhe dizajnim të fotografive morën pjesë 22 nxënës të shkollave të mesme nga komuna e Bujanocit, nga të tre komunitetet etnike.

Projekti „Fotografija, dëshmija më e mir e jetës multietnike“ është realizuar në partneritet me Zyrën e të Rinjëve nga Bujanoci.

Burimi: Trupi Koordinues