Arkiva e lajmeve
                   

Konkurs për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit 2013

21. shkurt 2013.



Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ( në vazhdim të tekstit Shërbimi i Trupit Koordinues) shpallë

 

K  O  N  K  U  R  S

Për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit

 

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, shpenzimet për sigurimin e teksteve dhe shpenzimet tjera në lidhje me studimet.

 

I  KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë në konkurs kanë:

1) nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe

2) personat deri në moshën  22 vjeqare, që kanë të mbaruar shkollën e mesme dhe kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Në bazë të kushteve të konkursit, të drejtë për konkurim kanë personat që plotësojnë kushtet në vijim:

- të jenë shtetas të Republikës së Sërbis;

- gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit;

- të njohin gjuhën sërbe;

- të mos kenë regjistruar asnjë fakultet.

Përveç kushteve formale, kriter bazë për ndarjen e bursave është të jepet provimi kualifikues (provimi pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore në ndonjërin nga fakultetet në Universitetin e Novi Sadit.

 

II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

-   lutja;

-  biografia, përkatsisht CV;

- vërtetimi mbi nënshtetësinë e Republikës së Serbisë (nënshtetësia origjinale ose kopja e vërtetuar në komunë ose në gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;

-  çertifikata e lindjes (origjinali ose kopja e vërtetuar në komunë ose gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;

- dëshmia për vendbanimin në komunën e Preshevës ose Bujanocit, të cilën e jep organi komunal i Ministrisë së punëve të mbrendshme ose fotokopja e vërtetuar e  letërnjoftimit nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara nga letërnjoftimi i ri;

- kopja e vërtetuar e dëftesës rreth përfundimit të shkollës së mesme ( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e  vitit të katërt për ata  të cilat janë ende në shkollë të mesme);

- letra motivuese e cila përmban arsyet për të cilat është përcaktuar të regjistrohet në fakultetin përkatës, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësisë së tyre.

- dëshmitë rreth rezultateve të arritura në gara, nëse kandidati i posedon.

 

III NDARJA E BURSAVE

Procedura zgjedhore për ndarjen e bursave zhvillohet në dy faza.

Në fazën e parë të procesit të zgjedhjes, me kalimin e afatit për konkurim në konkurs, Komisioni i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, do të formulojë listën për zgjedhjen e kandidatëve për bursë, duke vlerësuar përmbushjen e kushteve formale për paraqitje në konkurs, letrën motivuese, njohjen e gjuhës serbe dhe aftësitë për komunikim gjatë intervistës me kandidatët. Përparësi gjatë formulimit të listës për zgjedhje të kandidatëve do të kenë kandidatët të cilët janë përcaktuar për ndonjërin nga fakultetet që i mbështet Shërbimi i Trupi Koordinues.

Intervista me kandidatët do të zhvillohet në mars pas skadimit të afatit për aplikim, për kohën dhe datën e saktë kandidatët do të njoftohen më vonë.

Në fazën e dytë të procesit zgjedhor, Komisioni do të vlerësojë rezultatet e arritura në provim pranues për vitin e parë të studimeve universitare në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe njohjen e gjuhës sërbe pas ndjekjes së kursit –  duke u bazuar në çertifikatë, dhe pastaj do të formohet edhe lista përfundimtare e fituesve të bursave.

Me rastin e miratimit të vazhdimit të shrytëzimit të bursës do të merret parasysh vazhdimësia e përmbushjes së kushteve për finansim nga buxheti i Republikës së Sërbisë.

 

IV     SHUMA DHE PAGESA E BURSAVE    

Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2013.

Përveç shumës së bursës, Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me mjetet e lejuara, kandidatëve shqiptarë, të cilët përmbushin kushtet e parapara me konkurs, do t’i mundësojë ndjekjen e kursit të gjuhës sërbe në periudhë tre mujore, pas fazës së parë të procesit të zgjedhjes deri tek nënshtrimi në provim pranues.

Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shrytëzuesit të bursës.

Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit gjatë shpenzimit, në rast të mos arritjes së kushtit për regjistrimin e  vitin të ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lë studimet.

Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të bursave definohen me kontratën për ndarjen e bursave, të cilën kandidatët, pas shpalljes së listës përfundimtare, e nënshkruajnë me Shërbimin e  Trupit Koordinues.

 

V   AFATI  I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Konkursi është i hapur nga 21 shkurt – 11 mars të vitit 2013 deri në orën 16:30.

Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, kandidatët nga komuna e Bujanocit duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115 ) ndërsa kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12).

Organi i cili bën pranimin e lutjes, në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është pranuar lutja.

Dokumentat e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të merren në konsideratë.

Listën përfundimtare dhe listën e bursistëve do ta shpallë komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, pas publikimit të listës përfundimtare në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, më së voni deri 29.07.2013.

 

Shkarko dokumentin: Teksti i konkursit 2013

Shkarko dokumentin: Informatori 2013
 

 

Burimi : Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës  së Sërbisë