Arkiva e lajmeve
                   

KALANOVIÇ NË PRESHEVË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE REGJIONAL

22. shkurt 2013.

Beograd - Ministrja për zhvillimin regjional dhe vetëqeverisje lokale Verica Kalanoviç do të qëndrojë sot në Preshevë, do të marrë pjesë në një forum diskutimi të dedikuar zhvillimit ekonomik dhe rajonal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kalanoviç në Preshevë do të vizitojë zyrën e Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe pastaj do të takohet me kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa, njoftoi ministria. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në "Dialogun kundër stereotipeve ne jemi të gjithë të njejtë" paneli diskutimi, organizuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në kuadër të projektit "Iniciativa për Mbështetje publike të shoqërisë civile", nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, tha në një deklaratë.

Tribuna i’u përkushtua për forcimin e demokracisë në komunitetin lokal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pjesëmarrësit do të flasim për zhvillimin rajonal, gjendja ekonomike e këtyre komuniteteve dhe rëndësinë e vetëqeverisjes lokale, është thënë në këtë deklarat.

Burimi: Tanjug