Arkiva e lajmeve
                   

KRYQI KUQ I SERBISË I KA DËRGUAR NDIHMË NJERËZVE TË RREZIKUAR NGA PËRMBYTJET NË BUJANOC DHE PRESHEVË

27. shkurt 2013.

Beograd – Kryqi kuq i Sërbisë ka zgjeruar ndihmën për popullatën e prekur nga  përmbytjet në Bujanoc dhe Preshevë.

Siç është theksuar në deklaratën e Kryqit të Kuq të Sërbisë, ndihma përbëhet nga 170 paketa për higjienë familjare, 170 litra mjete dezinfektuese, 130 palë çizme të gomës dhe gjashtë komplete për të mirëmbajtur higjienën  kolektive. Popullsisë iu është ofruar ndihmë ashtu që iu janë dhënë 300 copë kanaçe të ujit, 120 batanije, 83 komplete të mjeteve për gëlqerosje, 40 pako me ushqime, tri pvc folija të rrumbullakta dhe 200 shishe dezinfektues të duarve.

Kryqi i Kuq i Sërbisë dërgoi ndihmë më  paisje që përbëhet nga 25 pompa elektrike të ujit, 25 tharëse për muret dhe pesë pompa për baltë.

Ndihmat janë ndarë në bazë të nevojave të populates së rrezikuar, ndërsa ndarjen  do ta bëjë Kryqi i Kuq në zonat e prekuranga përmbytja.

Burimi: Tanjug