Arkiva e lajmeve
                   

KALANOVIQ: MBËSHTETJE NDËRTIMIT TË MATERNITETIT NË PRESHEVË

25. shkurt 2013.

Ministrja për zhvillim rajonal dhe administrim lokal Verica Kalanoviq, të premtën ka deklaruar se Ministria në krye të së cilës është ajo, do t’i ndihmojë financiarisht ndërtimit të maternitetit në Preshevë, si dhe do të intensifikojë bashkëpunimin për planifikimin e zonës industriale.

Siq është bërë e ditur nga Ministria për zhvillim rajonal dhe administrim lokal, Kalanoviq është takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafën dhe ministrja ka konkluduar se problemet që e preokupojnë Preshevën, janë të njejtat probleme që i preokupojnë edhe komunat tjera në Sërbi. Në mesin e këtyre problemeve siq i ka potencuar ajo janë, papunësia, pagat e vogla dhe numri i madh i njerëzve, të cilët largohen nga komuna dhe nuk kthehen, si dhe problemet që janë të lidhur për zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal. Ajo ka paralajmëruar mbështetje të plotë për ndërtimin e maternitetit në Preshevë dhe ka thënë se Ministria për zhvillim rajonal do të ndihmojë financiarisht vazhdimin e punimeve.

“Konsideroj se pasuri është fakti se këtu lind një numër i madh i fëmijëve dhe mendoj që materniteti duhet të ndërtohet në bazë të të gjithë standardeve bashkëkohore për këto 50 vitet e ardhshme”, ka thënë Kalanoviq.

Ajo shtoi se dhe do të intensifikojë bashkëpunimin për planifikimin e zonës industriale, sepse lokacioni në të cilën gjendet është jashtëzakonisht atraktiv për shkak afërsisë së Koridorit 10 dhe hekurudhës.

“Hajde të punojmë në atë që kjo zonë industriale prej 14 hektarësh të jetë mirë e planifikuar, e pajisur mirë me infrastructure, me rregullimin e duhur të infrastrukturës së brendshme dhe menaxhimin e mirë të saj. Kjo është mënyra e vetme që të kemi sa më shumë dobi prej saj”, ka theksuar Kalanoviq.

Ministrja, e cila bisedën me Mustafën e ka vlerësuar si dinamike, miqësore dhe konstrukstive e ftoi bashkëbiseduesin e saj në takim në Beograd, në të cilin sëbashku me shërbimet profesionale të Ministrisë dhe të komunës do të konfirmojnë aktivitetet e mëtutjeshme për përmirësimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve.

Kalanoviq, në Presheveë morri pjesë në tribunën “Dialogu kundër stereotipeve të gjithë jemi të njejtë” e cila është e para ndër tribunat e kushtuara ndërtimit të demokracisë në bashkësitë lokale dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në tribunën e përmendur, përveq Ministres Kalanoviq, kanë marrë pjesë edhe udheheqësi i EU Progres-it Grem Tindal, i cili deklaroi që Këshilli administrativ i këtij programi, të cilin e financon EU dhe Qeveria e Zvicrës, ka sjellë vendim që programi të zgjatet deri në mars të vitit 2014 dhe se në buxhetin e tyre kanë mbetur edhe rreth 5 milionë euro.

Tindal shtoi se EU Progresi përmes fondeve të EU ka financuar ose është duke finacuar rreth 170 projekte. Ai ka paralamëruar që për zhvillimin ekonomik është me rëndësi edhe stabilitetit politik.

Kalanoviq, Mustafa i Tindal më shumë se një orë janë përgjigjur në pyetjet dhe sugjerimet e ndërmarrësve nga Presheva, të cilët biseduan për problemet konkrete në punë.

Tribunën e organizoi Qendra për demokraci dhe zhvillim  të jugut të Sërbisë nga Leskoci dhe USAID-i në kuadër të projektit “Iniciativa për debat publik me shoqëritë civile”, të cilin e udheheqë Instituti për bashkësi të qëndrueshme (ISC).

Burimi: Tanjug dhe Jugpres