Arkiva e lajmeve
                   

USHTRISË I NEVOJITEN PROFESIONIST

20. dhjetor 2012.

Ministria e mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e më shumë se 4.000 ushtarëve profesional    të rinjë dhe të reja në njësitet e Ushtrisë së Sërbis në njëzet vende në Sërbi. Kërkohen artilerist, këmbësorist,inxhinier dhe ushtarë profesional për shërbimet teknike, për shërbimet e telekomunikacionit dhe komunikacionit, theksohet në tekstin e konkursit të shpallur në Web faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Konkursi është shpallur edhe për plotësimin e njësive artiliero – raketore për veprime kundërajrore, njësive të lumenjëve dhe atyre të blinduara,e poashtu edhe për shërbimet intendente, sanitare dhe shërbimin e ndërtimtarisë. Përveq Beogradit, ushtarë profesional me angazhim të përkohshëm jan të nevojshëm edhe në Vranjë, Bujanoc, Kurshumli, Novi Sad, Zajeçar, Nish, Pançevë, Mitrovicën e Sremit, Shabac…Më së shumti ushtarë të specializuar në fusha të ndryshme jan të nevojshëm në rrethin e Beogradit, më shum se 110, e poashtu edhe në teritorin e Vranjës, ku kërkohen më shum se 80 profesionistë. Konkursi është i hapur deri më 15 janar të vitit të ardhëshëm, ndërsa nga të interesuarit kërkohet të plotësojn kushtet e përgjithshme dhe të veqanta, në mes të tjerash është edhe kushti që të mos kenë pengesa sigurie për punë në Ushtrinë e Sërbis.