Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 27.12.2012.

27. dhjetor 2012.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc  dhe Medvegjë  bën të ditur që në publik është nxitur një tension me deklaratat nxitëse e kërcënuese të ish pjesëtarëve të „Ushtrisë çlirimtare PBM“.

Lidhur me këtë  flet edhe vet fakti që deklaratën nxitëse të transferuar përmes një  vetëm web faqeje, të gjitha mediat shqiptare në jugun e Sërbisë kanë refuzuar ta shfaqin  duke e konsideruar si të dëmshme për njerëzit që jetojnë në këtë mjedis.

Problemi lidhur me ngritjen e përmendores zgjidhet përmes institucioneve kompetente të Republikës së Sërbisë, e jo përmes mediave.

.Ligjet e këtij shteti janë të njejta për të gjithë  qytetarët dhe të gjithë duhet t'i respektojnë.
Detyrim i joni është që t'i mundësojmë qytetarëve që jetojnë në këtë mjedis, që lirshëm të jetojnë dhe punojnë, të fitojnë të ardhura që t'i mundsojnë vetës dhe familjes së tyre  jetë më të mirë, të zgjidhim problemet ekzistenciale  dhe sociale, të arrijnë të realizojnë të drejtat e njerëzve dhe minoriteteve në çka edhe shteti i Sërbisë po mundohet shumë pa marrë parasysh situatën e vështirë ekonomike.