Arkiva e lajmeve
                   

PËRFUNDOI FAZA E PARË E PUNIMEVE NDËRTIMORE NË NJËSINË E MATERNITETIT NË PRESHEVË.

17. dhjetor 2012.

Pas 15 vjetëve Presheva përsëri do të ketë njësinë e maternitetit. Shënimit të 12 vjetorit te ekzistimit të Trupit Koordinues i parapriu përfundimi i fazës së parë të punimeve ndërtimore në njësinë e maternitetit në Preshevë. Rikonstruktimi i ndërtesës së njësisë së maternitetit në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, ka filluar para më shumë se një viti, rreth 95% e punimeve ndërtimore në fazën e parë është përfunduar. Në përdhesë të ndërtesës do të jetë reparti i gjinekologjisë, ndërsa në katin e parë dy salla për lindje dhe blloku spitalor. Në këtë objekt deri tash janë investuar nga 20 milionë dinarë prej Trupit Koordinues dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe 10 milionë dinarë nga Komuna e Preshevës.

„Njësia e maternitetit në Preshevë do të përmirësojë kualitetin e mbrojtjes shëndetësore për gratë, të cilat për të lindur tani udhëtojnë 50 kilometra, a në të njejtën kohë do të ketë edhe vende të reja pune,“ tha Stankoviq. Ai me atë rast theksoi që për punimet ndërtimore janë ndarë 50 milionë dinarë, dhe shpreson që mjetet e nevojshme për fazën e dytë të ndërtimeve  do të sigurohen, si dhe që objekti të përmbushë  qëllimin për të cilin është ndërtuar.

Duke theksuar, se kryetari i Trupit Koordinues është njëri nga më të merituarit për përfundimin e punimeve në njësinë e maternitetit, kryetari i komunës, Ragmi Mustafa, tregoi se punimet në fazën e parë kanë zgjatur 4 muaj dhe që nuk ka pasur keqkuptime nga ana e këtij organi, sepse Stankoviq është edhe mjek për nga profesioni.

.Që në fillim ka kuptuar nevojën tonë dhe nuk ka pasur kurrfarë keqkuptimi, kur ka qenë  fjala për këtë projekt, theksoi Mustafa.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së shëndetësisë, Simo Vukoviq, theksoi  që ministria kompetente edhe më tutje do të ndihmojë rreth projekteve të ngjashme. Në Preshevë regjistrohen rreth 400 lindje në vit. Për këtë është shumë me rëndësi që Presheva tani do të ketë njësinë e maternitetit, sepse me këtë nuk tregohet veq kujdesi i shtetit për shëndetin e grave dhe fëmijëve në këtë zonë, por zgjidhen edhe çështje të tjera.

Përfaqësuesi i OSBE-së Erik Menton dhe  EU Pregres-it Grem Tinadal, përshëndetën ndërtimin e maternitetit në Preshevë, sepse si thonë, kjo vërteton bashkëpunim të mirë dhe koordinim mes autoriteteve lokale dhe qëndrore.

Nëse sigurohen mjetet e nevojshme, njësia e maternitetit në Preshevë do të duhet të fillonte punën  që nga mesi i viti të ardhshëm. Vlerësimet tregojnë që këtu do të mund të bëhen deri në 800 lindje të grave nga Presheva dhe Bujanoci, të cilat sot për këtë shkojnë në spitalin e Vranjës.
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Bujar Zulfiu, tha që hapja e maternitetit është një ndër investimet më të rëndësishme, sepse ai fillimisht u mbyll që nga viti 1990.

„Presim që këtu të lindin para se gjithash gratë nga Presheva, por edhe nga Bujanoci, të cilat deri tash kanë shkuar në Vranjë. Materniteti  është vendosur në 800m²  në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit, do të ketë sallën e lindjes dhe dhomën për pacijentet dhe foshnjet,“ ka thënë Zulfiu.

Materniteti do të ketë kapacitet që në të njejtën kohë të pranojë 16 shtatëzëna në 4 dhoma me nga 4 shtretër. Aty do të jenë janë edhe dy salla të lindjes me hapësira të tjera ndihmëse. Për mbarimin e fazës së dytë të maternitetit nevoiten 50 milionë dinarë, prej të cilave Trupi Koordinues veq ka siguruar 20 milionë dinarë. Rreth mjeteve për përgatitjen e maternitetit do të ndihmojë edhe fondi i Televizionit B92 në kuadër të fushatës „Lufta për foshnje“.