Arkiva e lajmeve
                   

Nxënësit më të mirë të shkollave të mesme nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja, vizituan Beogradin.

10. dhjetor 2012.

Për të  katërtin vit me radhë ,gjimnazistët më  të  shkelqyeshëm të  shkollave të  mesme nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja,fituan bursa nga trupi Koordinues  prej 6.000 dinarë  ne muaj e fituan 231 gjimnazistë  -129 nga Presheva ,78 nga Bujanoci ,24 nga Medvegja. Prioritet në dhënien e bursave kishin fëmijët pa një ose të dy prindërit.

Në  parlamentin e Serbisë  bursat i dorëzuan kryetari i bordit administrativ Zoran Babiq,ministri i arsimit Zharko Obradoviq dhe kryetari i trupit Koordinues për komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës,Zoran Stankoviq.

Dhënja e bursave nga kryetari i bordit administrativ ,Zoran Babiq,porositi nxënësit që  pranuan bursat që  ky është  një  hap i rëndësishëm drejt shkollimit më  të  mirë  dhe i siguroi që  në  Kuvendin popullorë  të  republikës së  Serbisë  gjithmonë  do të  kenë  bashkbisedues dhe miq.

Pervec urimeve ,nga ministri i arsimit morën një  mesazh  se ndihma duhet të  jetë  nxitje për arsimim të  mëtejshëm.

''Këtë  që  do ta mësoni në  shkollë ,do të  jetë  vlera më  e madhe e jetës suaj,sepse arsimimi do të  ua hapë  dyert,jo vetëm të  jetës,por edhe njohuri të  cilat mund t'i përdorni për veten tuaj,familjen tuaj,qytetin tuaj,vendin tonë ,të  jemi edhe më  të  susksesshëm dhe më  të  mirë  se sa që  jemi '' tha Obradoviq.

Kushtet më  të  mira të  arsimimit dhe edukimit për të  rinjët e tri komunave të  jugut të  Serbisë  janë  prioritet i qeverisë  dhe  trupit Koordinues.

„''Si një  njeri që  vjen nga një  mjedis i ngjajshëm ,kisha fatin qe shteti të  më  ndihmojë  për shkollimin tim dhe të  arrijë  në  këtë  nivel që  un jam tani dhe jam i detyruar që  të  gjith juve dhe atyre qe nuk janë  t'ua mundësojë  dhe të  ju sigurojë  kushte më  të   mira për mësim ,arsimim dhe perparim në  jetë .'',deklaroi kryetari i trupit Koordinues për Preshevë ,Bujanoc dhe Medvegjë  ,Zoran Stankoviq.

Pas Parlamentit të  Serbisë  ,nxënësit që  pranuan bursa ishin musafirë  të  Parlamntit të  qytetit ku edhe i përshëndeti sekretarja për fëmijët me nevoja speciale ,Liljana Jovciq,e cila i deshiroi të  gjithëve sukses në  mësime dhe me punën e sotit mund te marrësh nga jeta shumë  gjëra,por jo edhe kulturën tuaj ,sepse ajo është  e pamatur në  pasurinë  materiale.

Duke i pershendetur nxënësit qe pranuan bursat,anëtarët e këshillit bashkiak,Milena Baqanin,i porositi nxënësit që  të  mësojne sepse mësimi vlenë ,dhe ta rrisin dijën e tyre ,sepse në  atë  mënyrë  mund të  arrijnë  te realizojnë  dicka të  mirë  për vete dhe bashkësinë .

Në  emër të  trupit Koordinues në  parlamentin e qytetit u faleminderua kryetari i këtij trupi,Zoran Stankoviq,i cili ngjalli shpresë  që  këto takime te bëhen praktikë  e rregullt si prezentim i shoqërisë  ,takime sportive dhe interes për njohjen e Beogradit.

Pas vizitës së  Parlamentit të  qytetit dhe njohjen e historisë  së  këtij qyteti,nxënësit që  pranuan bursat patën mundësinë  që  ta vizitojnë  edhe Muzeun historik të  Jugosllavisë  dhe pallatin e Bardhe.