Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES FESTOI 12 VJETORIN E EKZISTIMIT

17. dhjetor 2012.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  festoi 12 vjetorin e themelimit. Musafirëve në objektin e Banjës së Bujanocit iu është prezentuar filmi dokumentar mbi punën e këtij organi të Qeverisë. Dhënia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve, shkolla e gjuhës serbe për te rinjët shqiptarë, hapja e paraleles së Fakultetit ekonomik në Bujanoc, hapja e Fakultetit ekonomik dhe juridik në Medvegjë, finansimi i projekteve ekonomike përmes dhënies së mjeteve të pakthyeshme ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë pjesë të punës së Trupit Koordinues në zonat e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat përmes filmit dokumentar iu prezantuan të pranishmëve.

Në praninë e musafirëve të shumtë, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq tha që Trupi Koordinues luan rolin kyç në pajtimin e bashkësive të ndryshme etnike dhe në përmirësimin e situatës ekonomike dhe theksoi që Trupi Koordinues deri tani ka punuar shumë në këtë zonë  dhe që edhe më tutje do të vazhdojë të punojë sepse zhvillimi ekonomik në këto tri koumuna është parakusht për stabiletetin rajonal. Stankoviq bëri të ditur që Trupi Koordinues në periudhën prej 12 vjetësh, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka investuar 75 milionë euro, derisa bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar këto komuna me 35 milionë euro.

„Do të mbarojmë projektin e ndërtimit të objektit të Fakultetit ekonomik në Bujanoc, fazën e dytë të ndërtimit të objektit të maternitetit në Preshevë dhe do të vazhdojmë me ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inicimin e shumë projekteve të tjera,“ theksoi Stankoviq dhe shtoi që Trupi Koordinues këtë vit inicoi programin për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këtë zonë në vlerë prej 40 milionë dinarësh.

„Vitin e ardhshëm mjetet për qëllmin e përkrahjes së këtyre ndërrmarrjeve do të rriten në 60 milionë dinarë“ tha Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues gjithashtu lajmroi dhe organizimin e Panairit të investimeve, duke theksuar se qëllimi kryesor është që të tërheqin sa më shumë investitorë me ç’rast do të përfundojë tregimi lidhur me ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përshëndeti përpjekjet e Trupit Koordinues dhe theksoi që rezultatet e përmirsimit në sferën e ekonomisë mungojnë dhe që shpreson që në të ardhmën e afërt kjo do të ndryshojë. Arifi tha, që pret integrim më të mirë të shqiptarëve në institucione dhe ndërrmarrje.
„Gjendemi na Banjën e Bujanocit e cila ka 98 të punësuar, prej të cilëve vetëm një është shqiptare“ tha Arifi duke deklaruar që kjo duhet të ndryshojë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa,  kushtoi vëmendjen në gjuhën, shkrimin, stemën kombëtare dhe shkollimin në gjuhën shqipe, duke pasur parasysh që shqiptarët ende nuk munden që në mënyrë të plotë t’i përdorin. „Trupi Koordinues do të duhej që në të ardhmën të kujdeset që pozita e shqiptarëve në këtë zonë të përmirësohet“ konsideroi Mustafa.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, bëri thirrje për më shumë mbështetje këtyre komunave në sferën e zhvillimit ekonomik.

Koordinatori i OSBE-së për Sërbinë jugore, Erik Menton tha që partner kyç i bashkësisë ndërkombëtare për këtë zonë është Trupi Koordinues dhe si projekt shumë të rëndësishëm përmendi policinë multietnike. Menton i bëri thirrje Këshillit Kombëtar Shqiptar që në pajtim me ligjin të propozojë simbolin kombëtar të shqiptarëve, të cilët jetojnë në këtë zonë.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është formuar më 16 dhjetor të vitit 2000, në seancën e përbashkët të Qeverisë RFJ-së dhe Qeverisë së përkohshme të Sërbisë, e cila është mbajtur në Bujanoc.