Arkiva e lajmeve
                   

VITI PARAPRAK PËRFUNDOI ME SUKSES, U PLANIFIKUAN AKTIVITETET PËR VITIN E ARDHSHËM

26. dhjetor 2012.

Shërbimi i Trupit Koordinues ka analizuar punën dhe rezultatet në vitin 2012 dhe ka përgatitur propozim planin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm.

Këtë vit, për herë të parë janë siguruar mjetet e pakthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe dyqaneve të produkteve bujqësore. Shtatë ndërmarrje nga Bujanoci, pesë nga Presheva dhe tri nga Medvegja kanë marrë sëbashku 40 milionë dinarë.

Është kryer faza e parë e ndërtimit në njësinë e maternitetit në Preshevë dhe është caktuar lokacioni për ndërtesën e paraleles së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.

Shërbimi i Trupit Koordinues, në dy vitet e fundit ka kontribuar në sigurimin e 77 teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore.

Shërbimi i Trupit Koordinues ndanë bursa për gjeneratën e dytë të studentëve nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët studiojnë në Universitetin e Novi Sadit. Vitin e kaluar bursat i kanë fituar 11 studentë. Nëntë prej tyre kanë arritur të  regjistrojnë vitin e dytë të studimeve. Nga ky vit në Novi Sad me bursat e ndara nga Shërbimi i Trupit Koordinues studiojnë edhe 21 studentë.

Me përkrahjen e ambasadës së Britanisë së Madhe për herë të parë është organizuar shkolla pa pagesë e gjuhës serbe për shqiptarët e moshës 15 deri 30 vjeçare.

Që katër vite me radhë Shërbimi i Trupit Koordinues ndanë bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Mbi 800 nxënës pa prindër dhe nga familjet me kushte të vështira ekonomike kanë marrë bursa këto katër vitet e fundit. Këtë vit bursën e marrin 231 nxënës.

Në vitin 2013 do të përfundojë ndërtimi dhe furnizimi me mjete të nevojshme për punën e maternitetit në Preshevë dhe do të ndërtohet ndërtesa e paraleles së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik në këto tri komuna. Vitin e ardhshëm do të ndahen 60 milionë dinarë mjete të pakthyeshme.

Gjatë vitit 2013 do të përkthehen në gjuhën shqipe të gjitha tekstet e nevojshme për studentët e vitit të tretë dhe katërt të paraleles së fakultetit Ekonomik. Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë të sigurojë tekstet shkollore për parashkollorët dhe nxënësit e shkollave fillore.

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet me të cilat Shërbimi i Trupit Koordinues në kuadër të kompetencave të veta, do të mundohet që të avancojë kualitetin e jetës së qytetarëve të këtyre tri komunave.