Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË, ZORAN STANKOVIQ VIZITOI STUDENTËT, TË CILËT FITUAN BURSA NGA KY ORGAN

10. dhjetor 2012.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka vizituar gjeneratën e parë dhe të dytë të bursistëve të Trupit Koordinues, të cilët studiojnë në Universitetin e Novi Sadit. Stankoviq u takua me 30 studentët dhe gjatë bisedës me ta, rektorin Mirosllav Veskoviq, dekanët dhe prodekanët u informua rreth përvojave të të rinjëve, që vijnë nga këto tri komuna, kushtet e studimeve dhe integrimin e tyre në mjedisin e ri.

Në gjeneratën e parë janë regjistruar 11 studentë nga komunat Preshevë, Bujanoce dhe Medvegjë, derisa kushtin e kanë arritur 9 prej tyre, ndërsa në vitin akademik  2012-2013 studimet i kanë filluar 21 brucoshë. Bursistët e Trupit Koordinues studiojnë në tetë fakultete: në fakultetin filizofik, në fakultetin natyror-matematikor, e mjekësisë, juridik, ekonomik, fakultetin e shkencave teknike, sportit dhe edukatës fizike dhe në fakultetin e akademisë e arteve.

Rektori i Universitetit të Novi Sadit, Mirosllav Veskoviq ka falenderuar Trupin Koordinues për ndihmën e madhe që ka dhënë për të mundësuar studimin e studentëve shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera dhe ka shprehur shpresën se studentët do të përfundojnë studimet me sukses dhe do t'i sjellin përparim jo vetem vendit prej të cilit vijnë, po edhe shoqërisë në përgjithësi.

Ky lloj bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, nga vet fakti që në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit tani studiojnë 30 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga vet suksesi që e kanë arritur gjenerata e parë dhe fakti që për bursë të Trupit Koordinues në gjeneratën e dytë kanë konkuruar 48 të rinjë nga ajo rrethinë, pra është një shtytje e madhe, që të vazhdojmë me punën tonë,  theksoi Zoran Stankoviq.

 „Gjatë gjithë kësaj kohe studentët nuk kanë pasur asnjë problem, përkundrazi kanë krijuar shoqëri dhe kontakte  të reja, dhe pritet që vitin e ardhshëm akademik të lajmërohet një numër më i madh i të interesuarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për studime në UNS-it „ ka thënë Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues veçanërisht ka falënderuar rektorin dhe dekanët e fakultetve në angazhimin dhe ndihmën e tyre që kanë dhënë për tejkalimin të vështirësive apo barijerave gjuhësore, e cila ka bërë që këta të rinj të ndihen si në shtëpitë e tyre.

Studenjta e vitit të dytë  në PMF, Dafina Aliju, ka thënë se është shumë e kënaqur që me sukses ka përfunduar vitin e parë dhe ka arritur që të regjitstrojë vitin e dytë.

„Shumë mirë jam adaptuar në mjedin e ri, në qytetin dhe shoqërinë multietnike e cila nuk dallon nga e jona, por mënyra se si funksionon kjo gë këtu është shumë më e mirë. Për këtë kisha dashur që gjithë përvojën dhe shprehitë e fituara nesër, kur të kthehemi t'i zbatojmë edhe atje, që gendja në shoqërinë tonë multietnike të jetë më e mirë“

Përfaqësuesja e gjeneratës së dytë, Millica Stojanoviq, ka thënë se që tre muaj është studente e fakultetit Juridik në drejtimin e Punëve të Brendshme, dhe ka arritur bashkëpunim të mirë me profesorët, kështu që si ajo edhe koleget e saja janë adaptuar shkëlqyeshëm këtu. Ajo të gjithëve i është falënderuar për përkrahjen, e cila si për atë ashtu  edhe për të gjithë studentët nga jugu është shumë e vlefshme.

Stankoviq theksoi se dialogu dhe mirëkuptimi mes njerëzve të cilët jetojnë dhe punojnë në një hapësirë janë shumë të rëndësishëm, se nëse mungojnë këto dy gjëra, atëherë është shumë vështirë të realizojmë cilindo politikë, qoftë edhe politikën e pajtimit dhe përparimit të mjedisit tonë. Stankoviq theksoi se njëri prej prioriteteve është edhe zgjidhja e problemeve themelore ekenomike, siq janë papunësia dhe mungesa e investimeve, ndërsa të rinjët që kryejnë studimet në UNS-it sigurisht me përvojat dhe dituritë e tyre do të kontribuojnë  që gradualisht të zgjidhen këto probleme, e me punën e tyre do t'i sigurojnë një jetë më të mirë qytetarëve që jetojnë në atë zonë.

homescontents