Arkiva e lajmeve
                   

Thirrje për media: KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MINISTRI MILAN MARKOVIQ DO TË DHUROJ FALAS MJETE SHKOLLORE PËR NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

31. gusht 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Maroviq në mënyrë solemne do të dhurojë falas çanta shkollore dhe mjete mësimore nxënësve të klasëve të para në shkollat fillore ,,Nëntë Maji’’ dhe ,,Vuk Karaxhiq’’ në Preshevë dhe ,,Muharrem Kadriu''’ dhe ,,Dragomir Trajkoviq’’ në Bujanoc, në ditën e parë të vitit shkollorë, të mërkurën më 1 shtatorë në ora 11:30. Këtë solemnitet do ta përcjellin edhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit.

Sikurse edhe vitin e kaluar, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujnanoc dhe Medvegjë ka siguruar falas mjete shkollore për 1.200 nxënës të klasëve të para për të gjitha komunat në jug të Serbisë në një sumë prej 3.741.857,00 dinarësh.

Plani i vizitës:

11:30-12:00 – Dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të shkollës fillore ,,Nëntë Maji’’, Leran

12:10-12:40 - Dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të shkollës fillore ,,Vuk Karaxhiq’’, Preshevë

 - Deklarata për gazetarë

13:15-14:00 – Dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të shkollës fillore ,,Muharrem Kadriu’’, Tërnoc i Madh

 - Deklarata për gazetarë

14:10-14:40 - Dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të shkollës fillore „Dragomir Trajkoviq’’, Zhbevac

Për informata më të hollësishme mundë të kontaktoni Milica Rodiq në e-mail adresën milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel: 063 10 50 713