Arkiva e lajmeve
                   

8. gusht 2010. – Marrë nga „Politika“

8. gusht 2010.

KEMI NEVOJ PËR FAKULTET NE BUJANOC

Zgjidhja e disa problemeve të mëdha nga sfera e arsimit është prioritet i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve i cili këto ditë është regjistruar në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Për kryetarë të parë të këtij trupi është emëruar Galip Beqiri nga Partija për Veprim Demokratik, parti e cila në zgjedhjet e 6 qershorit ka fituar 24 nga 29 vendet në këtë këshill. Beqiri deklaroi se pret që Këshilli Nacional punën e sajë me kapacitet të plotë ta fillojë në muajin shtatorë kur edhe pret mjetet e para finansiare nga buxheti i Serbisë. Në ndërkohë, do të mundohen që të zgjidhin problemin e strehimit, për arsye se ndërtesa të cilën u ka dhënë komuna Bujanocit duhet renovuar.

Cilat janë problemet kryesore në arsim në gjuhën shqipe?

Para së gjithash, tekstet shkollore në gjuhën shqipe nuk janë të shtypura në Serbi por importohen nga Kosova dhe Shqipëria, kështuqë nuk përputhen me planprogramet e Serbisë.

Do të mundohemi që me Ministrinë e arsimit të arrijmë ndonjë marrëveshje që të pranohen librat e kimisë, fizikës ose matematikës. Problem tjetër serioz është që Serbia nuk pranon diplomat e Kosovës, kështuqë kemi rreth 100 të rinjë të cilët kanë mbaruar fakultetin por nuk kanë mundësi të punësohen.

Si mundë të prisni që Serbia të pranoj diplomat me vulë të shtetit të pavarur të Kosovës?

Mendoj se nëse egziston vullneti i mirë, egziston mundësia të gjendet zgjidhjae cila do të jetë e pranueshme për të gjithë. Në lidhje me te është edhe çështja tjetër për të cilën do të bisedojmë me Ministrinë e arsimit, e ajo është hapja e fakultetit në Bujanoc.

Përpos arsimit, në qfar drejtimi Këshilli nacional duhet të fokusohet?

Kur është fjala e përdorimit të gjuhës, në institucionet shtetërore nuk ka përkthyes të gjuhës shqipe, edhepse ligji këtë e parasheh. Pastaj, mungesa e qfardo manifestimi kulturor. Në regjionin tonë nuk vijnë artistë as nga Beogradi e as nga Prishtina.

Problem serioz është edhe informimi në gjuhën shqipe i cili është i ndërlidhur me mjetet finansiare. Për fillim planifikojmë shtypjen e një gazete në gjuhën shqipe.

Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që për këto plane duhet kohë dhe se nuk ka mundësi që këto të realizohen përnjëher.

Këshillin Nacionaltash e përbëjnë dy parti, prej së cilës pesë anëtarë janë nga lista e Unionit Demokratik të Shqipëtarëve, ndërsa të tjerët nga Partija për Veprim Demokratik. Partitë tjera nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Sa do të ndikojë kjo në legjitimitetin e Këshillit?

Ne përfaqësojmë 15.000 votues, mirëpo secila parti e ka politikën dhe mënyrën e sajë të punës, ndërsa Këshilli nacional duhet të punoj për të mirën dhe për ardhmërinë e të gjithë Shqipëtarëve. Këshilli duhet të jetë lidhja në mes të shtetit dhe pushtetit lokal. Për ate besoj se, nëse punojmë mirë dhe kemi rezultate konkrete, do të kami mundësi t’i përfitojmë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje.

А prisni në ndërkohë obstruksion?

Jo, deri më tani nuk kemi, ata nuk e përkrahin punën e Këshillit mirëpo as që na pengojnë. Pres që në ndërkohë edhe ata të kyqen në punën e Këshillit nacional. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë.

Shqipëtarët nuk jetojnë vetëm në jug të Serbisë. A do t’i përfaqësojë interesat edhe të atyre Shqipëtarëve që nuk jetojnë në Serbi?

Normal, unë jamë kryetarë i Këshillit të të gjithë Shqipëtarëve dhe qdo iniciativë e tyre është e mirëseardhur.

Qfar komunikimi keni psh me Shqipëtarët që jetojnë në Beograd?

Mundohemi që të ndërlidhemi, mirëpo në këtë drejtim duhet që të na ndihmojë shteti. Psh po të egzistonin në nivelin nacional programe në gjuhë të pakicave, po qe se qdo pakicë do të ketë programin e saj në gjuhën e vet për vetëm 10-15 minuta, kjo do të ketë rëndësi shumë të madhe. T’ju përkujtojë se dikur në RTS kemi pasur lajme në gjuhën shqipe, ka egzistuar redaksioni i tërë në gjuhën shqipe. Tash përpos në nivelin lokal në Vojvodinë, nuk ka aspak program në gjuhët e pakicave.