Arkiva e lajmeve
                   

25.8.2010

25. gusht 2010.

FABRIKA E DYSHEKËVE ME KAPACITET TË PLOTË DERI NË FUND TË VITIT

Bujanoc – Fabrika më e madhe e dyshekëve në Europë, e cila gjendet në Bujanoc, punon me kapacitet të plotë, deklaroi Slagjan Disiq, drejtori gjeneral i ,,Simpo-s’’, në kuadër të së cilës gjendet kjo fabrikë.

Fabrika e Bujanocit prodhon për export, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e këtijë prodhimi shitet në tregun vendorë e kështu do të jetë deri në fundë të këtijë viti.

,,Kemi kontrata, kryesisht për exportin e dyshekëve për ,,Ikea-n’’ si dhe për blerës të tjerë, ndërsa jemi në bisedime me dy koorporata të mëdha tregëtare si dhe me blerësit në tregun e të cilëve deri më tani nuk kemi marrë pjesë. Duke i falënderuar kontratave të cilat deri më tani i kemi nënshkruar si dhe parashikimeve për plasimin e prodhimit tonë në tregun  vendorë si dhe përmes inofirmave tona, do të punojmë me kapacitet të plotë deri në fundë të këtijë viti’’, deklaroi Disiq.

Drejtori gjeneral i ,,Simpo-s’’ shtoi se sipas të gjitha gjasave do të punohet edhe jashtë orarit të punës në mënyrë qe t’ju përmbahemi kontratave tona. Për një prodhim të tillë është e domosdoshme rrjedhja e pandërprerë e lëndës së parë. Për këtë arsye edhe kemi ndërtuar një depo të madhe për deponimin e lëndës së parë. Investimi ka kushtuar 40 milionë dinarë.

Ka përfunduaar riparimi i makinave të cilat pas disa muajsh të punës me kapacitet të përgjysmuar, prapë do të fillojnë me kapacitet të plotë.

Fabrika e dyshekut në vit prodhon më tepër se njëqind mijë lloje të ndryshme të dyshekëve si dhe dyshekë me standarde ekologjike, pastaj shtatëdhjetë mijë shtretër si dhe më tepër se njëzetmijë garnitura të ndryshme.